Vuçiqi për dinarin: Një ndër masat sistematike për ta sulmuar popullatën serbe

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, pos që është ankuar se pse dinari nuk lejohet të përdoret më në Kosovë, ai e ka kontestuar edhe ligjshmërinë e përdorimit të euros. Vuçiqi e ia riktheskuar disa herë që, sipas tij, kjo masë […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, pos që është ankuar se pse dinari nuk lejohet të përdoret më në Kosovë, ai e ka kontestuar edhe ligjshmërinë e përdorimit të euros.
Vuçiqi e ia riktheskuar disa herë që, sipas tij, kjo masë për ndalimin e dinarit është ndërmarrë paligjshëm.
Madje Vuçiqi tha që euroja nuk është monedhë e ligjshme në Kosovë, porse trajtohet kësisoj nga populli i Kosovës.
“Pamundësia e përdorimit të dinarit në Kosovë është vetëm një nga masat afatgjata sistematike të aplikuara për të sulmuar popullatën serbe”, ka thënë Vuçiqi.
“Ata e kanë imponuar euron atje, e që është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe pa koordinim me Këshillin e Sigurimit, vetëm sa për ta kompletuar krijimin e kushteve të padurueshme për serbët dhe dënimin e tyre nga Kosova”, ka vijuar ai.












