Vizita në Prishtinë e Begrad, Lajçak: Pata një javë produktive, po i ndjek zhvillimet në lidhje me rregulloren e BQK-së

Emisari i Bashkimit Europian pë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak thotë se po i ndjek zhvillimet në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ta larguar përdorimin e dinarit serb në vend. Në një përmbledhje që ia bëri aktiviteteve të tij javën që shkoi, Lajçak shkroi se pati “një javë produktive”. […]
Emisari i Bashkimit Europian pë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak thotë se po i ndjek zhvillimet në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ta larguar përdorimin e dinarit serb në vend.
Në një përmbledhje që ia bëri aktiviteteve të tij javën që shkoi, Lajçak shkroi se pati “një javë produktive”.
“Javën e kaluar, nisa një udhëtim në Beograd dhe Prishtinë për të diskutuar gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në Dialog me partnerët e mi. Duke filluar nga Beogradi, u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Në vazhdim të udhëtimit tim në Kosovë, u takova me Presidenten Vjosa Osmani për ta informuar për Dialogun, si dhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Natyrisht, kemi diskutuar për Dialogun dhe kemi folur edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë”, shkroi Lajçak në Facebook.
Ai tha se pati “biseda të thella” me Kurtin dhe Vuçiqit dhe se me ta i shprehën pritshmëritë se çfarë do të diskutohet dhe veprohet në muajt e ardhshëm në kuadër të dialogut.
“Unë po ndjek gjithashtu nga afër zhvillimet në lidhje me Rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme, që veçanërisht ndikojnë te komunitetet serbe që jetojnë në Kosovë”, shkroi ndër tjerash Lajçak.
Starting my Monday looking at a productive week ahead.
Last week, I embarked on a journey to Belgrade and Pristina to…
Posted by Miroslav Lajčák on Monday, February 5, 2024












