Vdiq në moshën 70 vjeçare, kush ishte profesori Kadri Metaj

Vdiq në moshën 70 vjeçare, kush ishte profesori Kadri Metaj

Të premten më 2 shkurt 2024 ka vdekur në moshën 70 vjeçare profesori kosovar, Kadri Metaj. Metaj ka qenë profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Metaj kishte lindur në fshatin Kaliçan të Istogut në vitin 1954 dhe shkollimin e mesëm e kishte përfunduar në Istog. Studimet në drejtimin filozofi-sociologji i kishte përfunduar në […]

Të premten më 2 shkurt 2024 ka vdekur në moshën 70 vjeçare profesori kosovar, Kadri Metaj. Metaj ka qenë profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Metaj kishte lindur në fshatin Kaliçan të Istogut në vitin 1954 dhe shkollimin e mesëm e kishte përfunduar në Istog. Studimet në drejtimin filozofi-sociologji i kishte përfunduar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997.

Sipas biografisë së tij të botuar në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Metaj, magjistraturën e kishte mbaruar në Universitetin e Sarajevës.

Në vitin shkollor 1981/1982 Metaj kishte shkuar për specializim në Universitetin e Sorbonës, Paris IV në Francë.

“Në vitin 1987 doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1979 zgjidhet asistent në degën filozofi-sociologji, kurse prej vitit 1999 deri në pensionim ishte profesor i rregullt në Departamentin e Filozofisë, ku ligjëroi lëndët nga fushat e filozofisë”, shkruhet në biografi.

Metaj ka ligjëruar gjithashtu edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Shkupit dhe në Universitetin e Tetovës.

Veprat e tij që veçohen janë : “Teoria estetike e Gjergj Llukaçit” botuar më 1990, “Filozofia politike” më 2003. Po ashtu përktheu disa vepra nga fusha e filozofisë dhe e estetikës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?