Trendafilova tregon nëse mund të ketë aktakuza të reja pas vdekjes së Dick Martyt, bazuar në raportin e tij

Trendafilova tregon nëse mund të ketë aktakuza të reja pas vdekjes së Dick Martyt, bazuar në raportin e tij

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka treguar se mbi 100 dëshmitarë kanë dëshmuar të sigurt para gjykatës deri më tani. Ajo ka deklaruar gjithashtu se ajo që njihet si Gjykatë Speciale, nuk ka qenë asnjëherë cak i presionit të ushtruar nga politikanët. Në një intervistë për Kosovo-online, Trendafilova është pyetur edhe […]

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka treguar se mbi 100 dëshmitarë kanë dëshmuar të sigurt para gjykatës deri më tani.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se ajo që njihet si Gjykatë Speciale, nuk ka qenë asnjëherë cak i presionit të ushtruar nga politikanët.

Në një intervistë për Kosovo-online, Trendafilova është pyetur edhe për pretendimet e ish-senatorit zviceran, Dick Marty (i cili ka vdekur javë më parë) dhe raportin e tij për “Shtëpinë e Verdhë.

Ajo është përgjigjur nëse në bazë të atij raporti mund të ngrihet ndonjë aktakuzë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës që supozohet se kanë ndodhur ndërmjet 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, dhe të cilat janë kryer ose kanë filluar në Kosovë, ku autori ose viktima janë nga Kosova ose ish-Republika Federale e Jugosllavisë. Përveç kësaj, krimet duhet të lidhen me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011”, ka deklaruar Trendafilova.

“Është e rëndësishme që ky raport nuk trajtoi vetëm akuzat në lidhje me ‘Shtëpinë e Verdhë’, por përshkroi një sërë akuzash serioze, duke përfshirë mungesën e funksionimit të llogaridhënies dhe mekanizmat që mund t’i adresojnë këto pretendime në një mjedis të pavarur dhe të sigurt. Kur bëhet fjalë për pyetjen nëse mund të ketë më shumë aktakuza apo cilat krime specifike do të ngarkohen në ndonjë aktakuzë të ardhshme, kjo nuk më takon mua ta them. Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar janë dy institucione të veçanta. Është Prokurorja Speciale ajo që në bazë të provave të mbledhura si rezultat i hetimeve të saj, vendos se kë do të padisë dhe për çfarë krimesh”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?