Tre të lënduar në një sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris

Një i dyshuar i ka lënduar tre njerëz të shtunën duke i sulmuar me thikë në stacionin e madh të trenit, Gare e Lyon, në Paris, njoftoi Policia franceze. Policia tha se oficerët ia dolën ta arrestojnë shpejt sulmuesin, i cili e kishte përdorur një armë të mbrehtë gjatë sulmit në orën 8 të mëngjesit. […]

Policia tha se oficerët ia dolën ta arrestojnë shpejt sulmuesin, i cili e kishte përdorur një armë të mbrehtë gjatë sulmit në orën 8 të mëngjesit.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta, sipas Policisë.

Policia nuk dha hollësi të tjera rreth sulmit.

Ky ishte një tjetër incident shqetësues i sigurisë në qytetin nikoqir të Lojërave Olimpike Veriore, të cilat fillojnë pas gjashtë muajve.

Parisi është duke i rritur masat e sigurisë teksa përgatitet për t’i mirëpritur 10.500 atletë dhe miliona vizitorë për Lojërat e para Olimpike në kryeqytetin francez pas një shekulli.

Lojërat Olimpike do të hapen përmes një ceremonie të madhe në mjedis të hapur përgjatë lumit Seine më 26 korrik.

Kjo do të jetë një sfidë e madhe e sigurisë për një qytet i cili është goditur vazhdimisht nga sulmet terroriste, posaçërisht më 2015.

Së fundmi, një burrë i sulmoi kalimtarët pranë Kullës së Eifelit në dhjetor, duke e vrarë një turist gjerman me thikë dhe duke i lënduar dy njerëz të tjerë./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?