Tetë kompani në garë për tenderin që ish-nënkryetarja e Prishtinës alarmoi për skandal

Tetë kompani në garë për tenderin që ish-nënkryetarja e Prishtinës alarmoi për skandal

Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu alarmoi në publik për tenderin për digjitalizim të shkollave në Prishtinë. “…me specifika e planifikim buxheti skandaloz”, e komentoi ajo këtë tender, detaje nga i cili tender sjell Gazeta Insajderi. Në fillim të këtij viti Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) shpalli […]

Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu alarmoi në publik për tenderin për digjitalizim të shkollave në Prishtinë. “…me specifika e planifikim buxheti skandaloz”, e komentoi ajo këtë tender, detaje nga i cili tender sjell Gazeta Insajderi.

Në fillim të këtij viti Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) shpalli një tender për digjitalizimin e shkollave.

“Digjitalizimi i proceseve edukativo-arsimore-ritender” është projekt në të cilin Kryeqyteti planifikon që të shpenzoi mbi 330 mijë euro.

E shkarkuar ditë më parë, në vazhdën e riformatimit të Kabinetit-siç po e arsyeton kryetari Rama, por si hakmarrje për aferën me këmbim pronash- siç po e interpreton PDK-ja, Donjeta Sahatçiu e ka denoncuar publikisht këtë tender.

“…me specifika e planifikim buxheti skandaloz”, ka shkruar Sahatçiu.

Në këtë tender, që ende është në fazat fillestare të tij, del që deri tash në garë janë tetë kompani dhe shtatë nga to kanë ofertuar në të dyja lotet, siç është ndarë tenderi kurse vetëm një kompani ka ofertuar vetëm në një pjesë të tij.

Në dosjen e tenderit, deri tash të përditësuar nga Komuna e Prishtinës, përmendet edhe që kompanitë duhet t’i përmbushin specifikat teknike të kërkuara, por në po të njëjtën dosje nuk gjendet dokumenti i tillë. Pra, nuk është ngarkuar në platformë edhe ky dokument se çka po synon të blejë, shërbime e produkte ky institucion.

Ish-nënkryetarja, ka përmendur që ishte ajo që nuk e nënshkroi dokumentin që ky tender të shkonte përpara, por këtë e bëri kryetari Përparim Rama.

“Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit”, ka shkruar ajo duke komentuar që sipas saj ky tender u bë me specifika e planifikim buxheti skandaloz.

Edhe pse e njëjta ka bërë këtë reagim publik, deri tash nga Kryetari Përparim Rama nuk ka pasur një koment publik kundrejt akuzave, po ashtu publike, të bëra nga Sahatçiu.

Gazeta Insajderi ditë më parë raportoi që koalicioni PDK-LDK në Prishtinë po prishej pikëisht për shkak të aferës më shkëmbim pronash në Badoc.

Edhe pse i pari i Kryeqytetit e interpretoi si riformatim të kabinetit të tij, tashmë ish-partneri, PDK-ja, po e sheh si hakmarrje të tij pikërisht pse u bllokua kjo nismë e tij, ndaj të cilës edhe Gjykata ka vendosur masë të përkohshme të sigurisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?