Takimi i Kurtit me ministrin gjerman: Kryeministri e shfrytëzoi rastin t’i flasë për rezultatet e qeverisë së tij

Takimi i Kurtit me ministrin gjerman: Kryeministri e shfrytëzoi rastin t’i flasë për rezultatet e qeverisë së tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputet të Bundestagut gjerman. Duke i uruar mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, “kryeministri Kurti, që në krye të herës, […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputet të Bundestagut gjerman.

Duke i uruar mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, “kryeministri Kurti, që në krye të herës, shprehu falënderimin e tij, të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë në gati 25 vitet e fundit, nga çlirimi, te pavarësia e deri në shtetndërtim, dhe ndihmën e vazhdueshme në integrimin evropian dhe euro-atlantik. Ai veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre”, njofton zyra e Kurtit.

Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të parë të tij. “Ai u shpreh i lumtur që ushtarët gjermanë gëzojnë respekt dhe popullaritet në mesin e qytetarëve. Theksoi se Gjermania, së bashku me partnerët e saj në NATO, ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në dekadat e fundit, dhe se ajo është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës”.

Përgjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Pistorius me “rezultatet e qeverisjes, prioritizimin e sigurisë dhe mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024 dhe për zhvillimet e fundit në vend. Bashkë folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”.

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministrit Pistorius, u përcoll edhe me një takim tjetër me delegacione të zgjeruara ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga komisionet parlamentare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Pas këtyre takimeve, ministri Pistorius u prit gjithashtu edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilën zhvilluan një takim bilateral.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?