“Super-këshilltari” i Gërvallës me gjuhë fyese ndaj zëdhënësit të BE-së

Konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Gani Jakupi, që paguhet në muaj më shumë se presidentja e Kosovës, kryeministri e kryetari i Kuvendit, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit në një konferencë për media ka thënë se vendimi BQK-së për Rregulloren e re duhej të jetë […]

Konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Gani Jakupi, që paguhet në muaj më shumë se presidentja e Kosovës, kryeministri e kryetari i Kuvendit, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit në një konferencë për media ka thënë se vendimi BQK-së për Rregulloren e re duhej të jetë proces i negociatave në Bruksel

Jakupi, ndonëse konsulent i Ambasadës së Kosovës në Bruksel i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, me gjuhë të papërshtatshme duke përdorur shkurtesën “WTF”.

“WTF?! Që kur sistemi i brendshëm bankar i një shteti sovran duhet të respektojë një “zgjidhje të negociuar” në një subjekt të huaj?”, ka shkruar Jakupi.

Ai madje thotë se kjo qasje, sipas tij “koloniale” s’është asgjë e re, dhe shpreh frikën e tij se “po del jashtë kontrolli”.

“Qasja koloniale nuk është asgjë e re, por ja që po i del pak nga kontrolli, kam frikë…”, ka shkruar tutje.

Gani Jakupi për periudhën 1 vjeçare që do të shërbej si konsulent i jashtëm do të paguhet 7 mijë e 500 euro për çdo muaj nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?