Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani

Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani

Ushtria amerikane tha të mërkurën se Forcat e Komandës Qendrore kryen një sulm në Irak, duke vrarë një komandant të grupit Kataib Hezbollah, i cili sipas njoftimit të Komandës Qendrore ishte përgjegjës për planifikimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sulmet ndaj forcave amerikane në rajon. Sipas njoftimin në platformën X, goditja ishte në përgjigje të […]

Sipas njoftimin në platformën X, goditja ishte në përgjigje të sulmeve ndaj ushtarëve amerikanë.

“Për momentin nuk ka të dhëna për pasoja të tjera ose viktima civile”, thotë Komanda Qendrore.

Sulmi me dron në Bagdad, kishte në shënjestër Wissam Mohammad al-Saadin, komandant i lartë i grupit militant të mbështetur nga Irani, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar amerikan.

Sulmi vuri në shënjestër një makinë në kryeqytetin irakian të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë tre anëtarë të grupit militant Kataib Hezbollah, përfshirë komandantin e lartë, thanë zyrtarët amerikanë.

Sulmi nodhi në një rrugë kryesore në lagjen Mashtal në Bagdadin lindor.

Goditja vjen mes tensioneve në rajon dhe disa ditë pasi ushtria amerikane ndëmori një sulm ajror kundër dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani në fund të janarit.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i gjerë grupesh militante të mbështetura nga Irani, për sulmin në Jordani dhe zyrtarët kanë thënë se mendojnë se është në veçanti Kataib Hezbollah që e udhëheq atë.

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë shpesh përgjegjësinë për sulme ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri ndërsa vazhdon lufta Izrael-Hamas, duke thënë se po hakmerret për mbështetjen e Uashingtonit ndaj Izraelit në luftën në Gazë, që ka vrarë 27,707 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi./VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?