Stoltenberg thirrje Kosovës dhe Serbisë: Palët të përmbahen nga veprimet që çojnë në eskalim

Stoltenberg thirrje Kosovës dhe Serbisë: Palët të përmbahen nga veprimet që çojnë në eskalim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media të mbajtur sot në selinë e Aleancës Veri-Atlantike ka folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të […]

Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të çojnë në eskalim të mëtejshëm të tensioneve.

Ai ka thënë se rruga përpara për Kosovën dhe Serbinë është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe ka thënë se inkurajon të dy palët që të angazhohen me mirëbesim në procesin e negociatave.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, ka thënë Stoltenberg, raporton Express.

Ai tutje ka potencuar se shkaku i sulmeve të ndodhura në Kosovë gjatë vitit të kaluar, vendet aleate të NATO-s kanë shtuar prezencën e tyre në Kosovë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet dhe për t’u siguruar në përmbushjen e mandatit të marrë nga Kombet e Bashkuara.

“Si rezultat i sulmeve që kemi parë në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur prezencën. NATO është aty për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet dhe kemi shtuar qindra trupa që të sigurohemi që të përmbushim mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara”, ka përfunduar Stoltelberg.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?