Stano: Me vendimet e njëanshme, kemi frikë se Kosova mbetet jashtë dhe prapa

Stano: Me vendimet e njëanshme, kemi frikë se Kosova mbetet jashtë dhe prapa

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, ka thënë se dialogu vazhdon pavarësisht çështjeve teknike sikurse kjo e fundit që lidhet me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit. Teksa është pyetur se a “frikësohen” se do të ketë një status quo të re në […]

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, ka thënë se dialogu vazhdon pavarësisht çështjeve teknike sikurse kjo e fundit që lidhet me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Teksa është pyetur se a “frikësohen” se do të ketë një status quo të re në dialogun Kosovë-Serbi, Stano e ka mohuar një gjë të tillë.

“Dialogu vazhdon. Ne jemi duke punuar, dhe vazhdojmë të punojmë që ky proces të ecë përpara,  tu ndihmojmë palëve që më në fund të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive, që të mund të ecin përpara. Nuk kemi frikë se do të ketë një status quo të re, ose një ngërç. Në fakt nuk frikësohemi nga asgjë, por vetëm për atë se populli i Kosovës dhe Serbisë, do të mbeten jashtë nga ajo që parashihet për ta në nga Procesi i Anëtarësimit, nga fakti se ne po i shohim të gjitha ato që ju po i përmendni në pyetjen tuaj, e për të cilat ne kemi reaguar gjatë javëve të fundit. Në veçanti në anën e Kosovës, me vendimet e njëanshme, dhe gjëra që kanë ngritur shqetësime, bashkë me mënyrën se si komunikohet nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Këto krijojnë frikë tek ne, se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa”, u shpreh ai.

Megjithatë, Stano thekson se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë që palëve t’iu mundësohet të bëjnë hapa në çështjet ku nuk ka pasur progres.

“Por ne vazhdojmë punën tonë, emisari ynë, bashkë me Përfaqësuesin e Lartë,  vazhdojnë të punojnë me partnerët në rajon dhe ndërkombëtarët brenda BE-së dhe jashtë, për tu mundësuar dy palëve që të bëjnë hapa që t’i lejojë ata të vazhdojnë me dialogun e lehtësuar nga BE, për të gjitha çështjet ku nuk ka pasur progres deri tani, aty ku duhet të arrihet progres dhe në veçanti, në implementimin e asaj për të cilën ishin pajtuar në pranverën e kaluar në Bruksel e në Ohër”, shtoi ai.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?