Skënderaj: Vdes tragjkisht një punëtor

Një burrë ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës në Qirez të Skënderajt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për […]
Një burrë ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës në Qirez të Skënderajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pasqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, ka thënë ai.
Zahiti shtoi se njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.












