Shtetet e Bashkuara fillojnë sulmet ndaj grupeve paraushtarake në Irak dhe Siri

Ushtria amerikane filloi të premten sulme ajrore ndaj dymbëdhjetë objektivave në Irak dhe Siri të grupeve paraushtarake që mbështeten nga Irani. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ky është hapi i parë i kundërpërgjigjes ndaj sulmit me dron që vrau në fundjavë tre ushtarakë amerikanë në Jordani. Presidenti Joe Biden dhe […]

Ushtria amerikane filloi të premten sulme ajrore ndaj dymbëdhjetë objektivave në Irak dhe Siri të grupeve paraushtarake që mbështeten nga Irani. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ky është hapi i parë i kundërpërgjigjes ndaj sulmit me dron që vrau në fundjavë tre ushtarakë amerikanë në Jordani.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar prej ditësh se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin ndaj këtyre grupeve paraushtarake dhe e patën bërë të qartë se nuk do të ishte vetëm një sulm, por se do të ishte një përgjigje me disa faza. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për operacionet ushtarake që nuk ishin bërë ende publike.

Sulmet fillestare nga avionë, me dhe pa pilot, goditën qendrat e komandës dhe kontrollit, depot e municionit dhe objekte të tjera.

Ato u bënë vetëm pak orë pasi Presidenti Biden dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë iu bashkuan familjarëve të tre ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve u kthyen në Shtetet e Bashkuara, ku u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Dellauer. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?