Shtatë persona nga Egjipti, përdhunuan një 13-vjeçare në Itali

Në Villa Bellini në Catania, shtatë burra përdhunuan një vajzë 13-vjeçare të martën e kaluar, raporton ANSA. Përdhunimi ka ndodhur në një tualet publik dhe sipas agjencisë, sulmuesit kanë detyruar të dashurin 17-vjeçar të 13-vjeçares të shikojë gjithçka. Sipas ANSA, 13-vjeçarja identifikoi dy nga shtatë sulmuesit, ndërsa i dashuri i saj identifikoi pesë të tjerët. […]
Në Villa Bellini në Catania, shtatë burra përdhunuan një vajzë 13-vjeçare të martën e kaluar, raporton ANSA.
Përdhunimi ka ndodhur në një tualet publik dhe sipas agjencisë, sulmuesit kanë detyruar të dashurin 17-vjeçar të 13-vjeçares të shikojë gjithçka.
Sipas ANSA, 13-vjeçarja identifikoi dy nga shtatë sulmuesit, ndërsa i dashuri i saj identifikoi pesë të tjerët. Ata janë të gjithë egjiptianë.
Njëri nga të akuzuarit ka pranuar se ka marrë pjesë në përdhunim.












