Shqetësimet e SHBA dhe BE për ndalimin e dinarit: BQK del me 20 sqarime për Rregulloren e re

Shqetësimet e SHBA dhe BE për ndalimin e dinarit: BQK del me 20 sqarime për Rregulloren e re

Departamenti Amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropianë e ambasadat e QUINT në Kosovë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e Rregullores së Re të BQK-së që ndalon përdorimin e dinarit, duke thënë se kjo do të ketë ndikim tek serbët lokalë që marrin përkrahje financaire nga Serbia. Në momentin kur u bë e ditur që […]

Departamenti Amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropianë e ambasadat e QUINT në Kosovë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e Rregullores së Re të BQK-së që ndalon përdorimin e dinarit, duke thënë se kjo do të ketë ndikim tek serbët lokalë që marrin përkrahje financaire nga Serbia.

Në momentin kur u bë e ditur që Rregullorja do të futet në fuqi nga data 1 shkurt, kërkesat e tyre kanë qenë që të shtyhet një vendim i tillë dhe të gjendet një zgjidhje praktike në Bruksel në kuadër të Dialogut.

Megjithatë pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, Qeveria ka vendosur të ecë përpara me implementim, duke thënë se në fillim do të ketë një periudhë tranzitore, ku do të ketë më shumë informim dhe jo qasje ndëshkuese.

Vendimin e Qeverisë për të mos u zmbrapsur me implementimin e Rregullores s’e kanë pritur mirë Uashingtoni, Brukseli e Parisi zyrtar. Departamenti Amerikan i shtetit ka thënë se veprime të tilla pa koordinim të Kosovës e pengojnë SHBA-në që të lobojë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, Brukseli ka kërkuar gjetje të zgjidhjes përmes Dialogut, ndërkohë Parisi ka kërkuar suspendim të menjëhershëm të vendimit. Të gjithë kanë kërkuar krijimin e një hapësirë që do t’iu mundësonte serbëve lokalë ta përballojnë më lehtë një vendim të tillë.

Duke parë ashpërsinë në qëndrime të ndërkombëtarëve dhe kritikës kryesore se vendimi po merret pa koordinim dhe se një vendim i tillë do të ndikojë jetën e serbëve lokalë, Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me një artikulli sqarues për çështjen e Rregullores së re.

BQK ka sqaruar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensionet apo pagat nga Serbia në llogaritë e tyre bankare në euro përmes bankave që operojnë në Kosovë e që janë të licencuara nga BQK.

Banka Qendrore në këtë artikull sqarues ka thënë se pasi t’i pranojnë këto të ardhura në euro, secilit qytetar që mund t’i nevojiten në dinarë atëherë mund t’i kthejë ato në këmbimore të licencuar.

Rregullorja përmban gjithësejtë 20 sqarime dhe është publikuar në tri gjuhë, shqip, serbisht dhe në gjuhën angleze.

LINKU: https://bit.ly/bqkrregullorja-shq

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?