Shenoll Muharremi: PDK i duhet Kosovës si parti e fortë dhe e reformuar

Shenoll Muharremi: PDK i duhet Kosovës si parti e fortë dhe e reformuar

Analisti Shenoll Muharremi, në një shkrim të radhës të publikuar në Facebook pyet se ”Çfarë të ardhme dëshiron PDK?”.     Ai  thotë se PDK si parti i duhet Kosovës, e fortë dhe e reforumuar.     “Kjo parti i duhet Kosovës me qenë e fortë dhe e reformuar, me integritet. Idea është që ne […]

 

 

Ai  thotë se PDK si parti i duhet Kosovës, e fortë dhe e reforumuar.

 

 

“Kjo parti i duhet Kosovës me qenë e fortë dhe e reformuar, me integritet. Idea është që ne me i pas 2-3 parti të reformuara dhe të forta që e mirëmbajnë bilancin politik dhe ku asnjëra prej tyre nuk e dominon skenën por gjithmonë kemi një konsensus për të ecur përpara”, ka shkruar ai./Periskopi

 

 

Postimi i plotë: 

 

Çfarë të ardhme dëshiron PDK?

 

Kjo parti i duhet Kosovës me qenë e fortë dhe e reformuar, me integritet. Idea është që ne me i pas 2-3 parti të reformuara dhe të forta që e mirëmbajnë bilancin politik dhe ku asnjëra prej tyre nuk e dominon skenën por gjithmonë kemi një konsensus për të ecur përpara.

Një ndryshim tematik dhe gjeneracional ka ndodhur në Kosovë. Nuk janë më as Rugova e as lutëtarët në skenë. Ajo kohë ka perenduar dhe nuk do të kthehet më. Ky tranzicion që ka filluar ka ndryshuar skenën politike përgjithmonë në Kosovë. PDK në këtë kontekst duhet të lexoj situatën dhe merr vendimet e saja.

Secili kthim mbrapa i PDK-së, në këtë moment specifik, pas ndryshimeve në lidershipin e saj rrezikon të ardhmën e saj. Pse? Për shkak se tani konkurrentët e saj janë VV e Albin Kurtit dhe LDK e Lumir Abdixhikut.

Një PDK me kandidatë jo-kompatibil të garojnë me këtë frymë do e kthejnë PDK në parti rajonale, kryesisht e lokalizuar në Drenicë dhe Mitrovicë. E vertetë që një ndryshim taktik ku krijohet një ‘mix’ i dy shkollave politike brenda PDK do i sjellte pak përfitime, por këto do të jenë afatshkurtëra.

PDK duhet të mendoj më larg sesa 12 muaj apo një palë zgjedhje. Ti ndoshta mund të fitosh 2-3 vota më shumë, por po rrezikon të humbasësh ardhmërinë dhe kokën tënde.

Strategjia politike dhe vendimet e PDK duhet të ndërmiren në kontekstin kohor së paku 4-5 vjeçar. Këto zgjedhje të ardhshme nuk janë të PDK. Sipas të gjitha gjasave koalicionin do ta bëjnë VV dhe LDK. Cila është dobia nëse PDK i ka dy apo tri vota më shumë? Nuk ka dobi.

PDK duhet të vazhdoj rrugëtimin e transformimit që ka filluar. Sigurisht që duhet të intensifikoj aktivitetet, por koha e PDK mund të vie vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme kur konkurrentët e saj futen bashkë në qeveri. PDK do të jetë opozita e vetme atëhere. Por aty duhet një PDK e re e transformuar.

Një PDK që fiton më shumë vota tash por nuk është kompatibile me nevojat e ardhmërisë së Kosovës dhe nuk mund të garoj me një VV dhe LDK të reja dhe ambicioze dhe nuk i duhet askujt. Puna kryesore e këshillit është të përkrahë ekipin aktual dhe të hap rrugë për reforma të reja në parti.

Çfardo lloj kthimi mbrapa i PDK për përfitime afatshkurtëra pa efekt do të mund të jenë fundi i një PDK si parti e madh. Me një VV dhe LDK më moderne PDK rrezikon të tkurret në parti rajonale se LDK vitet e ardhshme do i sulmoj pamëshirëshëm bastionet e PDK-së dhe VV-së. Ata e kanë frymën.

E PDK duhet të krijoj një anti-dot të LDK që të mund të garoj me ta në të ardhmën. E ajo PDK duhet të jetë e shkolluar mirë e bazuar në politika publike dhe me njerëz të ri ambicioz dhe të klasit, përtej, rajonal. Secila parti që ja do të mirën vehtës dhe vendit do të merrte vendime më të vështira afatshkurtëra për benefite afatgjate… krahasuar me marrjen e vendimeve me disa dobi afatshkurtëra e me potencial shkatërrues për të ardhmën.

Kosova mundet edhe pa PDK në të ardhmën, se ka parti tjera, por një PDK e fortë, e reformuar, me integritet do i sjellte shumë dobi skenës politike dhe bilancit të fuqive politike në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?