Selimi: Kurti marrëdhënie katastrofike me Administratën Biden, njëjtë si me Administratën e Trump-it

Selimi: Kurti marrëdhënie katastrofike me Administratën Biden, njëjtë si me Administratën e Trump-it

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ndërsa ka komentuar deklaratat e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shkon drejtë marrëdhënieve katastrofike me Administratën e Joe Biden, njëjtë si me ish-administratën e Donald Trump. “Një […]

“Një presion të mallkuar Hovenier për veprimet e Qeverisë së Kosovës që rrezikojnë marrëdhëniet me SHBA-në. Qeveria e Parë e Kurtit kishte një marrëdhënie katastrofike me Administratën Trump. Tani Qeveria e dytë e Kurtit po ecën në të njëjtën rrugë edhe me Administratën Biden. Kosova është gjithashtu nën sanksionet e BE-së. Por, nuk është kurrë faji ynë”, ka shkruar Selimi në platformën sociale, X.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se çështja me dinarin nuk e afekton raportin në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hovenier tha se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se raporti tashmë është afektuar nga kjo situatë, meqë Kosova nuk është treguar partnere me Amerikën.

“Unë jam i shqetësuar që ka intervista që sugjerojnë që partneritet i SHBA-ve me Kosovën nuk është afaketuar dhe nuk mund të afektohet nga kjo situatë. Duhet të jem i qartë, kjo nuk është aspak e vërtetë, nuk është ky rasti. Kjo situatë veçse ka afektuar kualitetin e partneriteti tonë”, tha Hovenier duke iu referuar deklarimit të Kurtit.

“Çdo sugjerim për të kundërtën (se nuk ka ndikim kjo situatë) tregon për një keqkuptim apo keqprezantim fundamental”, tha Hovenier.

“Jemi të shqetësuar, do të thosha jemi edhe të frustruar që qeveria e Kurtit nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Çdo sugjerim që gjërat janë ‘OK’ dhe se jemi të gjithë në rregull me këtë situatë, thjesht nuk është e vërtetë”, shtoi Hovenier.

Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se top-diplomati amerikan O’Brien, ka shprehur keqardhje që Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të SHBA-së.

“Më vjen keq që më duhet të thërras në vëmendje intervistën shumë të qartë dhe me tone të mprehta të O’Brien për këtë çështje. Ai ka kërkuar për partneritet, ka shprehur mërzinë e tij që qeveria e Kurtit s’është përgjigjur ndaj kërkesave tona dhe e ka bërë të qartë që nëse zotëri Kurti nuk do të na trajtojë si partnerë do vë në pikëpyetje se a mund të kemi partneritet me këtë qeveri”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?