Rusia sulmon Ukrainën me 45 dronë

Rusia sulmon Ukrainën me 45 dronë

Forcat ruse goditën Ukrainën me 45 dronë të dielën, një sulm që zgjati mbi pesë orë, thanë zyrtarët. Sulmet ndaj nëntë rajoneve ukrainase, përfshirë rrethinat e Kievit, vjen teksa Presidenti Volodymyr Zelenskyy vazhdon riorganizimin e kabinetit të tij të luftës ndërsa agresioni rus hyn në vitin e tretë. Forcat ajrore të Ukrainës thanë përmes një […]

Forcat ruse goditën Ukrainën me 45 dronë të dielën, një sulm që zgjati mbi pesë orë, thanë zyrtarët. Sulmet ndaj nëntë rajoneve ukrainase, përfshirë rrethinat e Kievit, vjen teksa Presidenti Volodymyr Zelenskyy vazhdon riorganizimin e kabinetit të tij të luftës ndërsa agresioni rus hyn në vitin e tretë.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë përmes një deklarate se rrëzuan 40 dronë të tipit “Shahed”, të prodhuara nga Irani.

Sulmi rus vuri në shënjestër objektet bujqësore dhe infrastrukturën bregdetare, njoftuan zyrtarët e forcave të mbrojtjes jugore të Ukrainës në rrjetin Telegram. Zyrtarët thanë se sulmi rus me dron në rajonin Mykolaiv shkaktoi një të plagosur dhe dëmtoi një ndërtesë banimi.

Një person tjetër u plagos në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës pas shpërthimit të zjarrit si pasojë e rënies së mbetjeve të një droni të rrëzuar, tha komanda ushatake ukrainase për rajonin.

Zbulmi ushtarak ukrainas tha të dielën se forcat ruse po përdorin pajisje për të shfrytëzuar rrjetin satelitor Starlink për organizimin e sulmeve. Zyrtarët ukrainas publikuan si provë regjistrimin e një bisede mes dy ushtarëve rusë.

Rreti satelitor Starlink, i kompanisë Space X, ka lujatur një rol jetik për Kievin duke i dhënë ushtrisë ukrainase një avantazh përballë trupave pushtuese ruse. Space X tha javën e kaluar përmes një deklarate se “nuk bën asnjë lloj biznesi me qeverinë ruse ose ushtrinë e saj”. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?