Rrusta për përballjen Kurti – Vuçiq: Pas kaq vjetësh çlirim, i dhamë argument Serbisë të luajë rolin e viktimës

Rrusta për përballjen Kurti – Vuçiq: Pas kaq vjetësh çlirim, i dhamë argument Serbisë të luajë rolin e viktimës

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OBK) të thirrur nga Serbia duke thënë se është hera e parë prej kaq vitesh çlirim që i ka dhënë argument Serbisë e presidentit, Vuçiq të luajë rolin […]

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OBK) të thirrur nga Serbia duke thënë se është hera e parë prej kaq vitesh çlirim që i ka dhënë argument Serbisë e presidentit, Vuçiq të luajë rolin e viktimës.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Rrusta nga PSD ka thënë se për herë të parë Kosova ka një lider politik si Kurti që është “shumë i vogël sa i përket mënyrës si funksionon” duke theksuar se në këtë seancë Kosova u kritikua nga vendet mike si shkak i një kryeministri “që është i obsesionuar nga e kaluara”.

“Kosova është në anën e drejtë, ka fituar një liri me një përpjekje të gjatë, por për herë të parë, e kemi një lider politik që është shumë i vogël sa i përket mënyrës qysh funksionon. Është hera e parë prej kaq vitesh clirim që i kemi dhënë argument Serbisë e Vuciqit të luajë rolin e viktimës, hera e parë si Kosovë që kritikohemi prej vendeve mike, kemi një kryeministër i obsesionuar prej të kalumës, që i tregon vendeve ndërkombëtare kush është Serbia, ata e dinë se kush është Serbia, për shkak se kanë intervenuar ndaj Serbisë për krimet të cilat kryeministri po mundohet se e ka të rëndësishme t’i shpalosë”, ka deklaruar Rrusta.

Sipas Rrustës, Kurti është një lider nacionalist e populist, i cili nuk po ndalet së përdoruri populizmin për interesa të tij.

“Nëse ndalemi te kjo mbledhje, është një lider shumë nacionalist, populist, i cili nuk po ndalet së përdoruri populizmin për hesape të veta”, ka vijuar ajo.

Rrusta thotë se momenti i ngritjes së çështjes së dinarit nuk është i duhur, pasi duhet të ketë veprime të duhura në momente të duhura.

“Qytetarët duhet me ditë që Kosova nuk fiton asgjë në çështjen e temës së dinarit, është e adresuar në kuadër të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që e ka pranuar Kurti. E ka pranuar ku parashihet të ketë konto, llogari financiare ku Serbia mundet të transferojë paratë në dinar dhe ato konvertohen në euro”, ka theksuar Rrusta.

Për të, Kurti po e bën gjithë këtë për poena politike.

“Është duke u bërë për poena politike, krejt ky proces e ka produktin problematik, procesi po e ngrit si lider Kurtin, po bëjnë lojëra duke e kamufluar procesin e Asociacionit, draft i cili ka elemente më problematike sesa draftet e kaluara”.

Ndryshe, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që u mbajt të enjten në mbrëmje, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoritetit serb në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se Kosova po kryen spastrim të serbëve, përbëjnë propagandë të rreme dhe nxitje të tensioneve.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cilësoi këtë vendim si “sulm” ndaj popullatës serbe në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?