Roth i reagon Hovenierit për dinarin: Deklaratë e pabalancuar, mungojnë mesazhet për sulmin terrorist në Banjskë

Roth i reagon Hovenierit për dinarin: Deklaratë e pabalancuar, mungojnë mesazhet për sulmin terrorist në Banjskë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Qeveria e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb. Kjo sipas tij, do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj serbëve lokalë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë. Ndaj deklarimeve të […]

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Qeveria e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Kjo sipas tij, do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj serbëve lokalë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

Ndaj deklarimeve të Hovenier ka reaguar Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman.

Në rrjetin social “X”, Roth shpërndau deklaratën e Hovenier, për të cilën tha se është e pabalancuar.

Sipas tij, në këtë deklatatë të SHBA-së do duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë.

“Një shembull tjetër për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, e dashur @USAmbKosovo”, shkroi Roth.

Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht trynisë së madhe nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtyrë zbatimin e saj.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për, siç tha, “konfiskimin e dinarëve serbë dhe një automjeti që po i transportonte ato nga Serbia për pagesa sociale” nga Policia e Kosovës të shtunën.

Ndaj një qëndrimi të tillë të ambasadorit amerikan, ka reaguar deputetja edhe britanike, Alicia Kearns.

Në një reagim në “X”, Kearns ka pyetur ambasadorin Hovenier se ku qëndron bilanci këtu.

“Ku është bilanci? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist të Banjskë mbetet ende e shurdhër”, ka shkruar Kearns.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës thotë se zbatimi i rregullores për transaksionet me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtë dhe se nuk do të ketë gjoba për posedimin e valutave të vendeve të tjera.

Another example for unbalanced U. S. (or EU) statements about Kosovo.

I miss such clear messages regarding Serbian aggressions (Bajnska terror attack, kidnapping or blackmailing) in the region, dear @USAmbKosovo! https://t.co/rHsjdfz0zP

— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) February 4, 2024

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?