Ramadani: Tejet shqetësuese, KFOR-i ta sqarojë se pse nuk lejoi ministrin Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit

Ramadani: Tejet shqetësuese, KFOR-i ta sqarojë se pse nuk lejoi ministrin Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit

Ish-kryeinspektori i AKI-së, tani komentator i çështjeve të sigurisë, z.Burim Ramadani, edhe një herë shkruan për ndalimin që KFOR ia ka bërë ministrit Elbert Krasniqi që të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit. Ai thotë se ‘ka pasur edhe komunikime të KFOR-it me nivelin e lartë qeveritarë që t’i lejohej hyrja z.Kransiqi në objektin […]

Ai thotë se ‘ka pasur edhe komunikime të KFOR-it me nivelin e lartë qeveritarë që t’i lejohej hyrja z.Kransiqi në objektin e komunës’ por prapë ‘kjo nuk është lejuar’.

Ramadani shkruan:

“Duhet sqarim nga KFOR – pse ndaloi Ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin komunal në Zveçan?

Ministri Krasniqi, një ministër aktiv, përfaqëson shtetin e Kosovës kudo që shkon.

Dhe, t’i ndalohet hyrja në objektin komunal në Zveçan, pra brenda shtetit, është e paprecedent dhe shqetësuese.

Ministër Elbert Krasniqi, çka ndodhi? Cili ishte arsyetimi i KFOR-it?

Pse nuk ndryshuan qëndrim ushtarët e KFOR-it edhe pas disa komunikimeve tua me nivelin më të lartë qeveritar?

Transparenca ndihmon demokracinë.

Ky rast nuk është i thjeshtë, por tejet shqetësues.

Ministri i Republikës nuk duhet të ndalet nga KFOR-i dhe nga askush në këtë botë për të kryer punën e vet!”, shkruan Ramadani sot.

Z.Burim Ramadani, dje nëpërmjet një statusi në Facebook, alaramoi për këtë informacion duke shkruar:

Komandanti i KFOR-it duhet të sqarojë opinionin pse ka dhënë urdhër të këtillë?

Komandanti i KFOR-it nuk ka të drejtë të kthejë Ministrat e Qeverisë së Kosovës nga vizitat në objektet komunale.

Kjo ka ndodhur të hënën në Zveçan. Pa asnjë pikëpyetje!

Ministri Elbert Krasniqi është kthyer mbrapsht nga ushtarët e KFOR-it.

Atij i është thënë se “vetëm punëtorët e komunës dhe qytetarët e Zveçanit mund të hyjnë në objekt!”

Komunikimi aty nuk ka qenë krejt i thjeshtë.

As tentimet për intervenim nga lart nuk kanë kryer punë!

Urdhri ka qenë nga Komandanti i KFOR-it.

Edhe njëherë, KFOR nuk ka mandat të kufizojë lirinë e lëvizjes dhe qasjen ne objekte publike për institucionet e Kosovës, në këtë rast Ministrin Krasniqi.

Kjo nuk bjen as në detyrën për sigurim të ambientit të sigurt dhe as në detyrën për deterrim të kërcënimit të sigurisë.

Komandanti i KFOR-it duhet të sqarojë pse ka dhënë urdhër të këtillë?

Çka ka ndihmuar kjo në ambientin e sigurisë?

Cili ka qenë rreziku i sigurisë në vizitën e Ministrit të Republikës së Kosovës?

Në të njëjtën kohë, kjo është shenjë serioze për nivelin e raporteve midis institucioneve politike të shtetit të Kosovës dhe KFOR-it.”, shkruan Ramadani./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?