Qytetari nga Prishtina që hodhi lavatriçen nga ballkoni dënohet me 200 euro nga inspektorati

Inspektorati i Kryeqytetit ka dënuar me 200 euro gjobë, personin i cili hodhi lavatriçen nga ballkoni i banesës së tij në katin e tretë. Në njoftimin e Inspektoratit të Kryeqytetit thuhet se i njëjti me këtë veprim ka rrezikuar kalimtarët e rastit. “Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili […]
Inspektorati i Kryeqytetit ka dënuar me 200 euro gjobë, personin i cili hodhi lavatriçen nga ballkoni i banesës së tij në katin e tretë.
Në njoftimin e Inspektoratit të Kryeqytetit thuhet se i njëjti me këtë veprim ka rrezikuar kalimtarët e rastit.
“Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit.
Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hedhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftim.












