Qeveria Gjermane përsërit qëndrimet: Të pezullohet implementimi i nxituar i Rregullores së BQK, Brukseli është vendi i duhur për bisedime

Qeveria Gjermane përsërit qëndrimet: Të pezullohet implementimi i nxituar i Rregullores së BQK, Brukseli është vendi i duhur për bisedime

Në përgjigje të presionit të madh ndërkombëtar për shtyrjen e implementimit të Rregullores së re të BQK-së për operacionet me para të gatshme, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që të ofrojë një muaj kohë periudhë tranzitore, kur serbët lokalë më shumë do të informohen dhe s’do të ketë ndëshkime. Afati prej një muaj tranzicion po […]

Afati prej një muaj tranzicion po konsiderohet si një hap pozitiv, megjithatë nga aleatët perëndimorë po konsiderohet si periudhë e pamjaftueshme.

Qeveria Federale e Gjermanisë kanë ripërsëritur kërkesën për shtyrje të vendimit për implementim. Kështu kanë konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

“Periudha e propozuar njëmujore e tranzicionit është një shenjë pozitive se qeveria e Kosovës është e gatshme të adresojë shqetësimet që dalin nga miratimi i nxituar i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Megjithatë, një periudhë kaq e shkurtër tranzicioni, pa përgatitur një fushatë adekuate informuese dhe ndërgjegjësuese, nuk i plotëson kërkesat e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent që përfshin në mënyrë adekuate njerëzit e prekur”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada Gjermane.

Sipas Berlinit zyrtar, shtyrja do t’i jepte kohë Kosovës që të përgatisë në mënyrë adekuate fushatën e nevojshme informuese dhe ndëregjegjësuese dhe të atresojë çështjen se si pagesat në mes Serbisë dhe Kosovës lehtësohen dhe realizohen në mënyrë transparente.

“Ndaj, qeveria gjermane kërkon ende që të pezullohet zbatimi i rregullores. Kjo do t’i jepte qeverisë së Kosovës mundësinë që në mënyrë adekuate të përgatisë fushatën e nevojshme informuese dhe ndërgjegjësuese dhe të adresojë çështjen se si pagesat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të lehtësohen dhe procesohen në mënyrë transparente dhe me kosto efektive në përputhje me ligjet kosovare”, kanë shtuar nga Ambasada e Gjermanisë.

Gjermnia ka bërë thirrje që Serbia dhe Kosova të diskutojnë në mënyrë të përbashkët për nevojat e personave të prekur nga vendimet legjitime të Qeverisë së Kosovës. Për Qeverinë e Scholz, dialogu i Brukselit është forumi i përshtatshëm për adresimin e çështjeve të tilla.

“Si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të diskutojnë së bashku se si të pajtohen më mirë nevojat e personave të prekur nga synimet legjitime rregullatore të qeverisë së Kosovës; dialogu i udhëhequr nga BE-ja është një forum i përshtatshëm për adresimin e çështjeve të tilla”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Gjermanisë.

Nga Ambasada gjermane kanë rikujtuar edhe deklaratën e zëvëndës zëdhënësit të Qeverisë Gjermane të datës 26 janar ku thoshte se “Është vendim sovran i Kosovës që të prezantojë euron si mjetin e vetëm të pagesës edhe në veri. Megjithatë, një hap kaq i gjerë me efekte të gjera për njerëzit që jetojnë atje kërkon përgatitje transparente dhe të plotë dhe komunikim gjithëpërfshirës. Kjo vlen edhe për sa i përket përfshirjes së hershme të partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë të Kosovës. Shumë njerëz në veri të Kosovës deri më tani kanë qenë të varur nga dinari serb. Në disa raste, pagat, pensionet dhe përfitimet e tjera paguhen me dinarë. Prandaj i bëjmë thirrje Kosovës që të shtyjë datën e prezantimit derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?