Propozohen tre alternativa nga Oda Amerikane për vendimin e BQK-së lidhur me dinarin serb

Propozohen tre alternativa nga Oda Amerikane për vendimin e BQK-së lidhur me dinarin serb

Miratimi së fundmi i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme nga BQK, ka nxitur reagime të fuqishme nga palët ndërkombëtare të interesit. Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehet se derisa mirëkuptojnë nevojën për mbikëqyrje rregullative me qëllim të sigurimit të stabilitetit financiar, është imperativ të konsiderohen edhe implikimet afatshkurta që rregullimi ka në […]

Miratimi së fundmi i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme nga BQK, ka nxitur reagime të fuqishme nga palët ndërkombëtare të interesit.

Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehet se derisa mirëkuptojnë nevojën për mbikëqyrje rregullative me qëllim të sigurimit të stabilitetit financiar, është imperativ të konsiderohen edhe implikimet afatshkurta që rregullimi ka në mirëqenien financiare të qytetarëve të Kosovës.

Me anë të një kumtese për media, bëhet e ditur se rregullorja në fjalë, pa paragjykim ndaj objektivit aktual, në mënyrë jo të duhur, pohon që vetëm euro mund të përdoret për qëllime të pagesave brenda Kosovës, duke përjashtuar në mënyrë të efektshme përdorimin e valutave të tjera në transaksionet ndërmjet palëve.

“Sidoqoftë, është esenciale të thuhet që përderisa euro mban statusin e mjetit ligjor të pagesave në Kosovë, kjo nuk përjashton përdorimin e valutave të tjera në transaksionet, në rastet kur palët e përfshira arrijnë dakordim reciprok. Kështu, pretendimi i rregullores në lidhje me përdorimin ekskluziv të euros mund të keqinterpretohet dhe prandaj kërkon rishikim për qartësi. Po ashtu, ndikimi i rregullores shtrihet më tej në transaksionet ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në kumtesën për media të OEAK-së.

Në mundësimin e transaksioneve që përfshijnë dinarin e Serbisë, Oda Amerikane propozon disa alternativa për të siguruar të drejtën e qasjes, krahas ruajtjes së përputhshmërisë rregullative:

Alternativa 1: Shfrytëzimi i institucioneve të transferit të parave për transferimin e fondeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse konsiderohet si fizibil, ky opsion mund të jetë më pak praktik dhe më i kushtueshëm për individët.

Alternativa 2: Krijimi i një llogarie bankare nga Qeveria e Serbisë në Serbi për transaksione ndërshtetërore me llogaritë përkatëse të denominuara në dinarë në bankat e Kosovës. Kjo metodë ofron një zgjidhje praktike nëpërmjet marrëdhënieve ekzistuese bankare, me gjithë kompleksitet e mundshme logjistike.

Alternativa 3: Transferet direkte të fondeve nga ndonjë bankë të Serbisë në ndonjë bankë të përcaktuar në Kosovë për shpërndarje në llogaritë e përfituesve individualë. Ky opsion thjeshton procesin duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative.

Theksohet se në të gjitha alternativat, është e rëndësisë kruciale të adresohet licencimi i institucioneve për importim të valutave, për të siguruar një furnizim adekuat të dinarëve në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?