Promovohet vepra biografike për Hashim Thaçin ‘Burrë Shteti Modern’

Promovohet vepra biografike për Hashim Thaçin ‘Burrë Shteti Modern’

Në promovimin e librit “Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, i autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, janë duke marrë pjesë një numër i madh i personaliteteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Promovimi i librit është duke u bërë në prag të 16-të vjetorit të […]

Promovimi i librit është duke u bërë në prag të 16-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Libri i gazetarëve britanikë në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”, derisa përkthimi i tij është bërë nga ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade.

Në këtë promovim të librit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë duke marrë pjesë personalitete të rëndësishme nga vendi, nga shumica e partive politike të Kosovës, si dhe nga “trojet e tjera shqiptare”.

I njëjti libër në janar ishte promovuar edhe në Shqipëri, në prag të përvjetorit të Konferencës së Rambujesë, nga ku Thaçi për herë të parë u shfaq si lider i pakontestueshëm i shqiptareve të Kosovës dhe arriti të siguroi marrëveshje me ndërkombëtarët duke mundësuar bombardimin e Serbisë, largimin e trupave serbe nga Kosova, sigurimin e transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, referendum pas një afati për të vetëvendosur populli orientimin përfundimtar dhe garanci personale nga sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, se gjithçka do të shkonte ashtu siç ishin marrë vesh.

Libri “Shtet i ri, burrë shteti modern” flet se si para diçka më shumë se 20 vjet më parë “një udhëheqës i ri student-shqiptar i quajtur Hashim Thaçi udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviqit”.

Libri shpalosë se si Thaçi siguroi ndërhyrjen e NATO-s e në Kosovë, që mbetet “një shembull unik i një procesi që çoi në një tranzicion paqësor nga luftë e egër etnike drejt demokracisë moderne”.

Në kohën e botimit në anglisht International Affairs (IA) shkruante se autorët “Roger Boyes dhe Suzy Jagger tregojnë historinë e kombit më të ri të Evropës me kujdes të madh, siç mund të pritet nga reporterët me përvojë dhe të respektuar të punëve të jashtme…”.

“Libri përbën një lexim të rrufeshëm për studentët të cepit juglindor të Evropës që ka prodhuar kaq shumë dhunë dhe urrejtje që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ky është një libër jashtëzakonisht i lexueshëm”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?