Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtoreshës së Bulliqit pasi nuk e zbatoi vendimin e gjykatës

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtoreshës së Bulliqit pasi nuk e zbatoi vendimin e gjykatës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, i ka ngritur aktakuzë Drejtoreshës së Shpejtim Bulliqit, Saranda Stublla-Ukës me arsyen se në “vazhdimësi me dashje nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale në Podujevë”. Drejtoreshës për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër, në Komunën e Podujevës, Saranda Stublla-Uka me datë 3 janar 2024 i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore […]

Drejtoreshës për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër, në Komunën e Podujevës, Saranda Stublla-Uka me datë 3 janar 2024 i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës Saranda Stublla Uka në “vazhdimësi me dashje nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale në Podujevë”.

Siç ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj për Gazetën Insajderi, drejtoreshës në fjalë i është ngritur aktakuzë për veprën penale “Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore”

Tutje ajo theksoi se aktakuza është dërguar për trajtim të mëtejmë në gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër S.S.-U., për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit aktakuzën e ka deleguar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Sipas një reagimi në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës, aktakuza e ngritur ndaj drejtoreshës Saranda Stublla Uka është prej vitit 2013, lëndë kjo për të cilën i ishte ngritur edhe ish drejtorit të kësaj drejtorie.

“Lënda për të cilën i është ngritur aktakuza drejtoreshës Saranda Stublla është prej vitit 2013, për këtë lëndë në vitin 2015 i është ngritur aktakuzë edhe ndaj ish drejtorit të Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, A.Ll, kurse në vitin 2018 është hedhur poshtë kjo aktakuzë nga Gjykata Themelore Prishtinë.
Përsëri për të njëjtën lëndë në vitin 2020 është ngritur aktakuzë ndaj ish drejtorit, kurse në vitin 2022 ka pushuar procedura me vendim të gjykatës si çështje e gjykuar”.

Tutje në reagim thuhet se arsye e këtyre aktakuzave qëndrojnë disa prona në Zonën e Orllanit, ku sipas tyre kjo drejtori po e mbron interesin publik.

“Pra për këtë çështje gjykata ka dhënë verdiktin e saj duke i hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë dhe palës që i pretendon ato prona në Zonën e Orllanit. Drejtoria e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë i posedon vendimet e Gjykatës që i ka dhënë të drejtë ish drejtorit A.Ll dhe është konstatuar se kjo drejtori e ka mbrojtur interesin publiik dhe ligjëshmërinë. Njësoj është vepruar edhe tash, ku drejtoresha Saranda Stublla me vendosshmëri ka mbrojtur pronat komunale në atë pjesë dhe e ka mbrojtur interesin publik”, thuhet në reagim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?