Projketi i ri i Ramës, Muharremi : Shpresojmë të mos jetë si ai i rrugës ‘Xhorxh Bush’

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar në lidhje me projketin e paraqitur të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që ndërlidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand”. Muharremi tha shpreson se ky projekt të mos jetë si ai i rrugës ‘Xhorxh Bush’, “njëherë u tha ‘pe mbyllim vetëm për festat e fundvitit’ e pastaj […]
Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar në lidhje me projketin e paraqitur të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që ndërlidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand”.
Muharremi tha shpreson se ky projekt të mos jetë si ai i rrugës ‘Xhorxh Bush’, “njëherë u tha ‘pe mbyllim vetëm për festat e fundvitit’ e pastaj na doli diçka tjetër”.
Postimi i plotë i Muharremit:
Ky projekti që u prezentua sot në Prishtinë “që ndërlidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand” tash don me na dalë që është një parking tjetër i ri nëntokësor.. Kurgjo të keqe nuk ka, por pse nuk prezentohet ashtu si është: Parking dhe Dyqane… me një pllato lartë. Shpresojmë që nuk mbyllet ndonjë rrugë e re që ky parking me pas punë më shumë. A ju kujtohet kur është mbyllur rruga Xhorgj Bush? Njëherë u tha ‘pe mbyllim vetëm për festat e fundvitit’ e pastaj na doli diçka tjetër. Ndoshta Komuna e Prishtinës duhet me qenë më e kujdesshme me komunikim, se pastaj po bëhet e dyshimt në qëllimet e saja, sidomos kur është në pyetje barazpesha e interesit privat dhe publik.












