Politikani gjerman: Serbët po manipulohen nga Kosova e Serbia, Vuçiqi është në presion

Politikani gjerman nga Partia Socialdemokrate, Josip Juratoviq, vlerëson se serbët në Kosovë po manipulohen nga politika kosovare dhe ajo serbe. Juratoviq që po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës së delegacionit të Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë vlerëson se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është në vazhdimësi në përpjekje për të treguar […]
Politikani gjerman nga Partia Socialdemokrate, Josip Juratoviq, vlerëson se serbët në Kosovë po manipulohen nga politika kosovare dhe ajo serbe.
“Mendoj se ajo që po ndodh aktualisht, kemi folur edhe për të, është sigurisht një përpjekje e Vuçiqit për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për serbët këtu në Kosovë. Dje ishim edhe në Mitrovicën e Veriut, njerëzit janë shumë të shqetësuar dhe shumë prej tyre po manipulohen dhe po lihen pas nga të gjithë, si nga Serbia ashtu edhe këtu nga Kosova. Ata janë në fakt në një vakum”, u shpreh ai.












