Plani për atentat ndaj Kurtit: Si mbeti lajmi më i rëndësishëm i javës veç me ‘burim’ dhe pse?

Plani për atentat ndaj Kurtit: Si mbeti lajmi më i rëndësishëm i javës veç me ‘burim’ dhe pse?

Plani për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, i dhënë si informacion mga mediumi publik RTK (Radio Televizioni i Kosovës), vazhdon të komentohet në opinionin publik kosovar. RTK po merr kritika të shumta, shkaku që përmirësoi lajmin – fillimisht duke e publikuar si ‘Tentim atentat ndaj kryeministrit Kurti’ e më pas si ‘Plan për atentat ndaj […]

Kryeredaktorja e Periskopit, Dafina Demaku, vëren faktin se  mediumi publik është kursyer nga kontrolluesit e fakteve në Kosovë duke ‘mos e vërejtur’ editimin e foto-lajmit të mediumit publik.

Gazetari Dukagjin Gorani, thotë se opinioni publik do të duhej të këmbëngulte për të vërtetën e informacionit se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar me ‘eliminim fizik’.

“Kushdo që e ka bë, pak sende merr vesh prej situatës politike dhe përdorimit të gjuhës.

Tentim për attentat dhe plan për attentat është një dallim i marramendshëm.

Tentimi nënkupton që dikush paska provu me bo atentant ndaj kryeministrit.

Pra, vepra ka qenë tuj u bo po për arsye që kërkush s’i mer vesh, nuk ka mujtë me u përfundu.

Fakti që sot nuk e përmend më kërkush, për mu është ma me rëndësi.

Kërcënimi me eliminim fizik ndaj një kryeministri është shqetësim shumë i madh për institucionet e sigurisë, nuk mundet me u harru pas 4 orësh.

Opinion publik kosovar duhet të insistojë, nëse kjo nuk është gënjeshtër, ish deshtë me insistu me u zhvillu hetimet dhe ato me përfundu me notifikim të kërcënuesve”, tha Gorani.

(Dukagjin Gorani, gazetar) 

Eksperi i sigurisë dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, tha kështu në Pressing:

“Informacioni duket serioz. Por, krejt informacionet serioze, standardet janë të përcaktume dhe publikimi, forma se si është publiku, është e gërditshme.

Informacioni në public ka dalë me u pa si fake neës total.

Prej një informacioni që ka qenë serioz, ka dalë si fake neës. Informacione për kërcënime ka pasë në vazhdiëmsi edhe fatkeqësisht ka me pasë.

Informacioni total fake neës ka dalë në publik në medium publik në kohën kur kryeministri edhe më tutje ka qenë në Shkup, në vendin e ngjarjes.

Pyetja elementare është kush përfiton? Kur del kështu një informacion dhe ambalazhohet ashtu.

Kosova në rajon ka shtete që në disa fusha janë miqësore, në disa armiqësorë dhe në disa krejt neutrale.

Dikush ka mendu që me publikimin e këtij lajmi mundet me vendosë epëri edhe ndaj shteteve tjera.

Por forma se si është publiku, e ka dëmtu informacionin.

E ka dëmtu edhe institucionin që e ka dhënë atë informacion.

Më e keqja, qeveria e Maqedonisë, ka dalë ka thënë se nuk kemi informacion se ka pasë plan për atentant.

Nëse jemi partner me Maqedoninë, qeveria udhëhiqet prej një shqiptari, si është e mundur që Qeveria e Maqedonisë po thotë se nuk kemi informacione të tilla”, tha ai.

(Burim Ramadani, ekspert i sigurisë) 

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti derisa ka qenë në vizitë në Shkup.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për mediat shqiptare. /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?