Për 5 vjet në një bankë në Podujevë dyshohet se janë deponuar 7380 monedha metalike nga 2€ të falsifikuara

Një punonjëse e bankës në Podujevë ka dërguar në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas bankieres, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe pesëvjeçare. “Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor […]
Sipas bankieres, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe pesëvjeçare.
“Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.












