Pas Iowës, edhe Michigani njeh 17 Shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Pas Iowës, edhe Michigani njeh 17 Shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Pas njoftimit se Iowa dhe New Yorku 17 Shkurtin 2024 do ta njohin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës, edhe shteti i Michiganit ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë. Përmes një vendimi, guvernatorja e Shtetit, Gretchen Whitmer, e ka shpallur 17 Shkurtin 2024 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet. Në vendim thuhet se shteti i Michiganit ka kënaqësinë […]

Pas njoftimit se Iowa dhe New Yorku 17 Shkurtin 2024 do ta njohin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës, edhe shteti i Michiganit ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë.

Përmes një vendimi, guvernatorja e Shtetit, Gretchen Whitmer, e ka shpallur 17 Shkurtin 2024 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet.

Në vendim thuhet se shteti i Michiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë shtetit për të njohur 17 Shkurtin 2024 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në arsyetim thuhet se Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj vazhdon të ruajë vlerat e sovranitetit dhe vetëvendosjes dhe se shpallja e pavarësisë së Kosovës nënvizoi përkushtimin e saj ndaj idealeve demokratike, duke afirmuar statusin e saj si një demokraci e lulëzuar në komunitetin global.

Tutje thuhet se ende sot, “shqiptaro-amerikanët e Michiganit vazhdojnë të sjellin kulturën dhe traditën e tyre të pasur në shtetin tonë, teksa lulëzojnë kudo që banojnë, duke qenë anëtarë ndihmues të komunitetit, pronarë biznesi që punojnë shumë dhe profesionistë të përkushtuar”.

Po ashtu, thuhet se kontributi i Michiganit ka qenë i madh në mbështetjen e demokracisë në Kosovë duke ndihmuar në ruajtjen e paqes përmes anëtarëve të Gardës Kombëtare të Miçiganit që shërbyen në Kosovë si paqeruajtës.

“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Michiganit është unike dhe e forcuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit; shteti i Michiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë Michiganit në festimin e 16-vjetorit të ditës së pavarësisë së Kosovës”, u tha në vendimin e publikuar online nga guvernatorja e shtetit të Michiganit, Gretchen Whitmer.

Gjatë ditës shteti i Iowës e ka njohur zyrtarisht 17 Shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?