Pas 10 vite negociata, arrihet marrëveshja e pensioneve Itali – Shqipëri, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Pas 10 vite negociata, arrihet marrëveshja e pensioneve Itali – Shqipëri, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Pas rreth 10 vite negociata intensive, Italia dhe Shqipëria finalizojnë njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.  Kjo marrëveshje e shumëpritur nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, mori firmat e ministrit të punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani. Sic raporton TopChannel, përllogaritet se nga kjo marrëveshje do të […]

Pas rreth 10 vite negociata intensive, Italia dhe Shqipëria finalizojnë njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore. 

Kjo marrëveshje e shumëpritur nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, mori firmat e ministrit të punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani.

Sic raporton TopChannel, përllogaritet se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 5000.000 shqiptarë dhe italianë. Zbatimi pritet të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit, e për të vijuar në rritje vit pas viti. Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive.

Italia bëhet vendi i 17-të, me të cilin Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme ndërkohë që është në proces negocimi me 17 vende te tjera.

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë mundëson:

Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore.

Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit;

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Sigurimin e papunësisë.

Pas nënshkrimit, Marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat e tyre përkatëse dhe instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në ditën e parë të muajit të dytë pas shkëmbimit të dokumenteve të ratifikimit, Marrëveshja do të hyjë në fuqi njëkohësisht me Marrëveshjen Administrative për legjislacionin zbatues të kësaj Marrëveshjeje, që do të bëhet e vlefshme në të njëjtën kohë kur do të hyjë në fuqi kjo Marrëveshje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?