Pamje nga vendi i ngjarjes ku kamioni godet për vdekje një këmbësore në Fushë Kosovë

Një grua ka vdekur sot në Fushë Kosovë, pasi është goditur për vdekje nga një kamion. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Ahmeti tha se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar […]
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti tha se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.













