OSBE: Dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, kthim prapa për drejtësinë

OSBE: Dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, kthim prapa për drejtësinë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar këtë të premte një raport për ndikimin e dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serb të Kosovës nga sistemi i drejtësisë në rajonin e Mitrovicës në vitin 2022. Në raport theksohet se dorëheqja e tyre ka shënuar një hap prapa për sistemin e drejtësisë. Misioni i […]

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar këtë të premte një raport për ndikimin e dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serb të Kosovës nga sistemi i drejtësisë në rajonin e Mitrovicës në vitin 2022. Në raport theksohet se dorëheqja e tyre ka shënuar një hap prapa për sistemin e drejtësisë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në një raport të fundit ka vlerësuar se dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në rajonin e Mitrovicës në vitin 2022, ka shënuar një kthim prapa për sistemin e drejtësisë në këtë zonë.

Analizat e bëra nga OSBE-ja tregojnë se kjo zhvendosje e stafit gjyqësor ka pasuar me ndikime negative të mëdha në funksionimin e gjykatave dhe Prokurorisë në Mitrovicë.

Siç thuhet në njoftimin për media, ky raport analizoi të dhënat statistikore për periudhën janar 2022 deri në qershor 2023, që kanë të bëjnë me kapacitetin e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, për të administruar drejtësinë në kohë dhe me efikasitet para dhe pas nëntorit 2022, kur 20 gjyqtarë, 10 prokurorë dhe 132 zyrtarë të tjerë administrativë dhanë dorëheqje.

Përveç kësaj, dorëheqje dhanë edhe katër gjyqtarë serbë të Kosovës nga Divizioni i Apelit në Gjykatën e Apelit në Mitrovicën Veriore.

Në periudhën nga janar 2022 deri në qershor 2023, raporti analizon të dhënat statistikore që tregojnë rënien e shkallës së procedurave gjyqësore dhe zvogëlimin e ngarkesës së lëndëve nga 75% në 59% në gjykata dhe nga 75% në 57% në prokurori. Kjo situate ka sjellë dëme të mëdha në aksesin e qytetarëve të kësaj zone në drejtësi.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka theksuar rëndësinë e adresimit të çështjes dhe rivendosjes së funksionimit efikas dhe të paanshëm të sistemit të drejtësisë në Mitrovicë.

Tutje, në raport është theksuar domosdoshmëria e masave për adresimin e këtyre çështjeve dhe rivendosjen e funksionimit efikas dhe të paanshëm të sistemit të drejtësisë në Mitrovicë.

Mbi të gjitha, siç thuhet në njoftim, është e domosdoshme të promovohet sistemi shumetnik i drejtësisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?