Opozita me akuza për Qeverinë Kurti: Dështim, arrogancë dhe ngecje në zhvillim

Opozita me akuza për Qeverinë Kurti: Dështim, arrogancë dhe ngecje në zhvillim

Tri partitë opozitare kanë hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Në tre vjetorin e qeverisë, opozita ka numëruar dështime që sipas tyre janë bërë në Kosovë. 14 shkurti i viti 2021 mbahet mend për një tërmet elektoral që kishte ndodhur në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje, kishte prekur në shifra rekorde të […]

14 shkurti i viti 2021 mbahet mend për një tërmet elektoral që kishte ndodhur në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje, kishte prekur në shifra rekorde të përqindjes së fituara në zgjedhje të përgjithshme.

Ky subjekt politik që për kryetar ka Albin Kurtin, kishte fituar mbi 50% të  mandateve.

Tri vjet pas, janë partitë opozitare ato që kanë kritika për mënyrën se si po qeveriset Kosova,  nga qeveria e Albin Kurtit.

Për deputeten e PDK-së, qeveria Kurti karakterizohet vetëm me skandale.

“Fatkeqësisht gjatë këtyre tri viteve krejt çka ka ba Qeveria në kohen kur është dashur më shumë koordinim qoftë për anëtarësim në KE, coftë për njohje të reja apo fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar apo edhe për dinarin, është pa që kjo qeveri në mënyrë të një pas njëshme ka treguar arrogancë më aleatin ndërkombëtar”, ka deklaruar Blerta Deliu-Kodra – PDK.

Pak a shumë në linjë të njëjtë janë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga kjo parti opozitare theksin e vejnë tek çështjet ekonomike,

“Kanë shpërnda qindra miliona pa kurrfarë kriteresh me një vendim të Ministrit Murati më nga dy paragrafë duke i barazu të varfrit më të pasurit duke u mundu që më 100 euro lëmosh të zgjidhin problemet e tyre por kemi pa që ato para kanë përfundu jashtë kufijve të vendit, është vështir për me fol për progres”, ka deklaruar Hykmete Bajrami – LDK.

Në mes këtyre temave të përmendura nga PDK e LDK, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë edhe një kritikë tjetër.

Ata konsiderojnë se Kurti po mbahet me vendime populiste për veriun e vendit.

“Kemi ngecje në zhvillimin ekonomik, nuk kemi mbështetje në asnjë drejtim lidhur më subvencione në ekonomi, nëse e marrim arsim, ju e dini që kanë qenë të propozuara 160 çerdhe dhe janë ndërtuar vetëm katër që tri vite dhe po ashtu procesi mësimor ka ngecje”, ka deklaruar Pal Lekaj – AAK.

Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar zgjedhjet me 14 shkurt ndërsa Qeverinë me kryeministër Albin Kurtin e kishte zgjedhur në fund të muajit mars të viti 2021.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?