Opozita godet me vezë makinën e Ballës dhe të sekretarit të Kuvendit

Seanca e kësaj të enjteje ka zgjatur rreth 20 minuta në Kuvendin e Shqipërisë, e ashtu si herët e shkuara është shoqëruar me zhurmë e tensione. Edhe pse me 23 deputetë mangët në sallën e Kuvendit, opozita ka vijuar me mosbindjen civile duke penguar diskutimet në rend dite. Që pa nisur seanca, deputetë të PD-së […]

Që pa nisur seanca, deputetë të PD-së të përjashtuar nga Komisioni i Etikës, patën përplasje verbale me punonjësit e Gardës tek hyrja e parlamentit.

Madje deputeti i PD-së, Flamur Noka, u hodhi miell në fytyrë punonjësve të Gardës.

“Po i shërbejnë narkoregjimit. Popullit opozitar nuk po i lejohet të ushtrojë asnjë të drejtë.”, e arsyetoi ai këtë veprim kur u pyet nga gazetarët.

Sot pritej të diskutoheshin ligji i lojërave të fatit, prokurimet publike dhe dekreti i Begajt për dekoratat. Rikthimi i basteve online është kundërshtuar më herët nga PD, e sot me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi për këtë ligj u shty. Po ashtu është votuar kundër propozimeve të Lulzim Bashës, amendamentit për sigurinë kombëtare dhe rialokimin e 50 milionë eurove si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur vezë mbi eskortën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Kjo ngjarje është regjistruar në ambientet e jashtme të Kuvendit pak pasi përfundoi seanca parlamentare. Eskorta e ministrit Balla ishte duke u larguar nga ambientet e Kuvendit./tvklan/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?