O’Brien i bëri vërejtje serioze Kurtit, Muja “na qetëson pak” – garanton se partneriteti me Amerikën është i sigurt

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar të martën se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit. Për këtë deklaratë dha një koment deputeti i LVV-së Armend Muja . “O’Brien po thotë qe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e […]
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar të martën se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.
Për këtë deklaratë dha një koment deputeti i LVV-së Armend Muja .
“O’Brien po thotë qe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partner në rast se ata nuk na konsiderojnë edhe neve, gjë që mos të shqetësohemi. Ne i konsiderojmë SHBA-të si partner”, tha ai në Pressing.
Bankat Qendrore janë kryesisht të pavarura dhe ju takon atyre të gjykojnë se çfarë veprimesh të marrin për formalizimin e sistemit bankar”, tha Muja për vendimin për dinarin.
“SHBA-të e dëgjoj që ata nuk e kanë një problem me rregulloren, ata kanë ankesa ose kërkesa të ketë një periudhë më të gjatë tranzicioni. BQK ka dalë me një periudhë 3 mujore për informim…”, u shpreh Muja në Pressing.
“Ne e konsiderojmë SHBA-në si aleatin më të madh strategjik dhe padyshim. Çdo aspekt jemi në unison me ta”, tha ai.












