Njësitë e Specializuara të Policisë paralajmërojnë protestën e radhës

Njësitë e Specializuara të Policisë paralajmërojnë protestën e radhës

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, të enjten, kanë takuar kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, në Kampin e Policisë së Kosovës “Enver Zymeri” në Mitrovicë, ku nga këtu kanë paralajmëruar mundësinë e një proteste të radhës. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e njësive të NjSO-së, NjSI-së, NjTME-së, NjMA-së dhe K-9. […]

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, të enjten, kanë takuar kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, në Kampin e Policisë së Kosovës “Enver Zymeri” në Mitrovicë, ku nga këtu kanë paralajmëruar mundësinë e një proteste të radhës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e njësive të NjSO-së, NjSI-së, NjTME-së, NjMA-së dhe K-9.

Përfaqësuesit e këtyre njësive kanë kërkuar që Sindikata të luaj rol vendimtar në përfaqësimin e të drejtave të tyre, qoftë në kushte dhe mirëqenie, qoftë në rregullimin e disa çështjeve administrative.

“Po ashtu kërkesë e veçantë ishte reflektimi, brenda muajit shkurt, për realizimin e kërkesave të paraqitura në protestën e fundit, me qëllim që të mos detyrohemi që të fillojmë përsëri me protesta”.

Qëllim i takimit, sipas komunikatës për media, ishte koordinimi dhe përfaqësimi sa më i mirë i të drejtave të të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës.

“Në këtë takim, nga të pranishmit, janë diskutuar kushtet e punës, pajisjet,  mirëqenia, shkelja e të drejtave ligjore të punëtorëve, heqja e disa kufizimeve të paarsyeshme, kompetencat e njësive dhe trajtimi i dinjitetshëm për të gjithë pjesëtarët e policisë”.

“Kryetari i Sindikatës është zotuar se në mënyrë të pa anshme dhe pa ndikim nga askush do të përfaqësoj të gjithë punonjësit e policisë duke insistuar që të drejtat dhe kërkesat e tyre të realizohet me dialog dhe mirëkuptim nga organet përkatëse”./AlbanianPost

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?