Në ministrinë e Donika Gërvallës rehatohen dy kushërirat e Luan Dalipit, njëra shefe e tenderëve, tjetra zyrtare për mision diplomatik

Në ministrinë e Donika Gërvallës rehatohen dy kushërirat e Luan Dalipit, njëra shefe e tenderëve, tjetra zyrtare për mision diplomatik

Shefi i kabinetit të Kryeministrit Kurti, Luan Dalipi nuk po ‘ngopet’ me përfitimet nga pushteti. Pasi vëllai i tij përfitoi tender afër 400 mijë euro nga Komuna e Prishtinës, tani Dalipi ka ‘rehatuar’ dy familjare në Ministrinë e Jashtme të Donika Gërvallës. Dy motrat, Kaltrina dhe Flaka Dalipi janë punësuar në të njëjtën ministri. Insajderi […]

Nga zyrtare në shefe të tenderëve. Ky është kapërcimi që ka bërë Kaltrina Dalipi kur e la një institucion e shkoi në tjetrin. Dhe, aty pos pozitës së shefes, do të ndihet edhe si në familje. E ka të angazhuar edhe motrën.

Një hulumtim i Insajderit ka zbuluar se si u rehatuan në Ministrinë që e drejton Donika Gërvalla dy kushërirat e Shefit të Kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi.

Insajderi ka zbuluar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në nëntor të vitit 2023 ka emëruar si U.D  udhëheqës i Divizionit për Prokurorim Publik, Kaltrina Dalipin.

Dalipi ishte e punësuar në zyrën e Prokuroroimit në komunën e Prishtinës si zyrtare e lartë për prokurorim gjatë qeverisës së Vetëvendosjes. Në nëntor të vitit 2023 Dalipi është transferuar në një pozitë me të lartë në MPJD. Atë të shefes së zyrës së prokurimit.

Që nga emërimi i saj në zyrën e shefes së prokurirmit, Dalimi ka zhvilluar disa aktivitete të prokurorimit. Emri i saj figuron në nënshkrimin për dhënien e disa kontratave tenderuese brenda MPJD’së.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në adresë te ministrisë për të verifikuar ngritjen në pozitë të familjares së Luan Dalipit por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Në të njëjtën ministri, është rehatuar edhe motra e Kaltrinës, Flaka Dalipi. Në janar të 2024’tës ajo është përzgjedhur si ‘zyrtare e misionit diplomatik’ në Ministrinë e Jashtme.

Emri i saj figuron në listën e 13 personave që kjo ministri ka përzgjedhur për pozitën “Zyrtar i misionit diplomatik”.

Me 24 janar ministria ka publikuar listën me emrat e zyrtarëve që janë përzgjedhur në këtë pozitë, në mesin e 30 kandidatëve.

Lidhur me punësimin e motrave DALIPI, Insajderi kishte raportuar në qershor të vitit 2023 se si Kaltrina Dalipi në kohën sa ishte zyrtare e prokurimit në Komunën e Prishtinës, i ishte punësuar motra si “eksperte’ në anën e prokurimit.

Në raportimin e Insajderit ceket se si Blendina Dalipi, motra e Kaltrina Dalipit, zyrtares së prokurimit në Komunën e Prishtinës del të jetë përfituesja  që ishte paguar 32 mijë e 400 euro në komunën e Prishtinës.

Së fundmi Insajderi kishte raportuar edhe për vëllain e Shefit të kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipit.

Driton Dalipi ishte shpërblyer me tender prej afro 400 mijë euro nga Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?