Në krejt QKUK’në vetëm 48 anesteziologë – drejtori i klinikës thotë se nevojiten së paku 100

Në krejt QKUK’në vetëm 48 anesteziologë – drejtori i klinikës thotë se nevojiten së paku 100

Vetëm 48 anesteziologë janë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët janë të angazhuar në disa klinika, ndërsa nevoja është për 100 sosh. Kështu tha drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahia Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar nuk kanë pasur ikje të anesteziologëve por që disa prej […]

Vetëm 48 anesteziologë janë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët janë të angazhuar në disa klinika, ndërsa nevoja është për 100 sosh. Kështu tha drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahia

Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar nuk kanë pasur ikje të anesteziologëve por që disa prej tyre janë punësuar nga sektori privat.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kemi për momentin të punësuar 48 anesteziologë. Kjo klinikë që vite me radhë ka problemet e veta të cilat janë problem për shkak të mungesës së numrit të anesteziologëve. Po sipas përllogaritjeve të Klinikës sonë, ish dashtë me qenë së paku 100 anesteziologë për me i mbulu të gjitha njësitë të cilat kërkojnë një asistencë nga anesteziologu”, u shpreh Spahia, teksa përmend largimin e infermierëve kryesisht jashtë vendit.

“Gjatë viti 2023 fatmirësisht nuk kemi pasur ikje të anesteziologëve, kemi pasur pesë pranime të kolegëve tre të cilëve janë kthyer nga sektori privat edhe një ka kryer provimin specialistik me sukses edhet është pranuar menjëherë. Sa i përket infermiereve kemi pasur ikje të infermiereve të cilët kryesisht kanë dalur për bashkim familjarë disa edhe për punësim jashtë vendit”, deklaroi ai për EO.

E gama e gjerë e shërbimeve të anesteziologëve, ka bërë që të jenë shumë të angazhuar. Krahas shërbimit në MIQ, ata angazhohen edhe në disa klinika tjera.

“Klinika jonë kryen shërbime në disa njësi, do të thotë është një Klinikë e cila ka të shpërndara shërbimet. Kemi shërbime në Gjinekologji, në Ortopedi, në Kardiokirurgji,  po kohët e fundit Qendra Klinike ka shtuar numrin e shërbimeve të cilat kërkojnë edhe një asistencë të anesteziologut. Do të thotë ne si anesteziolog merrem me trajtimin e pacienteve intra operativë, por në të njëjtën kohë kemi kërkesa, po edhe asistojmë në njësit jo operative, njësitë të cilat kanë nevojë për një asistencë nga anesteziologu”, ka thënë Spahia.

Ndonëse kushtet e punës, thotë se i kanë të mira, Spahia sfidë e konsideron mungesën e stafit. Krahas mungesës së anesteziologëve, mungesë kanë edhe në stafin e mesëm, pasi në këtë klinikë janë 195 infermierë, duke e llogaritë edhe personelin mbështetës.

“Sa i përket kushteve të punës i kemi të mira të cilat janë ofruar prej drejtorisë dhe MSh-së. Sfidë e vetme është mungesa e stafit, kryesisht anesteziologëve, por e kemi mungese edhe stafin e mesëm do të thotë infermierë. Kërkesat janë bërë edhe në momentin kur lajmërohet dikush prej kolegëve anesteziolog të cilët janë të gatshëm që të punësohen në QKUK, atëherë automatikisht hapet edhe konkursi për ta. Do të thotë nuk është problem, tash presim pranim edhe të infermiereve të rinj me qenë se e dimë që konkursi për infermier të ri është veç në proces e sipër, presim edhe prej tyre pranim të disa prej infermiereve në Klinikën tonë”, deklaroi Spahia për EO.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?