Musliu: Shkarkimi im nuk ka të bëjë me performancën time

Musliu: Shkarkimi im nuk ka të bëjë me performancën time

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tha se lirimi i tij nga detyra nga ana e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, nuk ka të bëjë me performancën e tij. Musliu tha se edhe mënyra në të cilën është njoftuar për largim nga kjo detyrë, përmes një shkrimi të Ramës në Facebook, […]

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tha se lirimi i tij nga detyra nga ana e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, nuk ka të bëjë me performancën e tij.

Musliu tha se edhe mënyra në të cilën është njoftuar për largim nga kjo detyrë, përmes një shkrimi të Ramës në Facebook, ka qenë shokuese dhe sipas tij aspak e pritur.

“Nj ditë më parë kam qenë në një takim, kemi diskutu për disa projekte, detyra, ditën kur ka dalë postimi në Facebook, dy orë më herët kam marrë një lëvdatë për një linjë të re që e kam bërë në fshatin Hajkobillë, dhe ka qenë shkuese për faktin se nuk ka qenë aspak e pritur”, tha Musliu.

Ai shtoi se postimi i kryetarit Përparim Rama ka shumë të pavërteta.

“Postimi ka shumë të pasakta, të pavërteta për faktin se ne çdo ditë kemi punu me kryetarin Rama dhe bashkërisht jemi dakrodu dhe pajtu që ky është problem më afatgjatë por bashkë kemi vendos që ky do të jetë projekti…këtu mundem me përmend edhe një projekt grant prej 70 mijë euro në të cilin unë kam punuar ngushtë, ka pas edhe shumë lëvizje tjera…Mendoj që kjo nuk qëndron, të gjithë po e dimë, performanca nuk ka të bëjë fare, 70 për qind e psotimeve të kryetarit në Facebook janë projekte të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, tha Musliu për tëvë1.

Ndërsa, i pyetur nëse ky shkarkim nga detyra e drejtorit në Komunë vjen për shkak të qëndrimit të PDK-së me një projekt afër Liqenit Badovci, Musliu tha se PDK prej fillimit e ka pas këtë qëndrim dhe nuk është se e ka ndërruar apo e ka tradhtuar partnerin në koalicion.

“Ne me kohë i kemi tregu që kemi një qëndrim dhe nuk e mbështesim Badovcin, nuk e kemi mashtru partnerin, gjithmonë kemi thënë që qëndrimi jonë është që nuk e mbështesim Badovcin andaj mendoj që është dashtë me u shtjerrë të gjitha takimet dhe edhe sot mendoj që kjo është mënyra më e keqe sepse pavarësisht që je koalicion mundesh me pas një mendim ndryshe, ne asnjëherë nuk kemi thënë se Rama e ka gabim, vetëm kemi thënë se ne kemi mendim ndryshe”, u shpreh Musliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?