Musliu: Në shkarkimin tim ka gisht Lumir Abdixhiku

Musliu: Në shkarkimin tim ka gisht Lumir Abdixhiku

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka folur sërish pas shkarkimit nga kjo pozitë nga kryetari Përparim Rama. Ai për këtë vendim ka drejtuar gishtin te kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Pavarësisht se Përparimi ka deklaruar se nuk është në LDK dhe do t’iu shërbejë qytetarëve. Ai ka thënë se dëshirojmë me punue […]

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka folur sërish pas shkarkimit nga kjo pozitë nga kryetari Përparim Rama.

Ai për këtë vendim ka drejtuar gishtin te kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Pavarësisht se Përparimi ka deklaruar se nuk është në LDK dhe do t’iu shërbejë qytetarëve. Ai ka thënë se dëshirojmë me punue e jo mu marrë me politikë, por në fund vendosi politika…Është e qartë që shkarkimi im ka ndodhur në koordinim me Abdixhikun. Nuk mund Rama të merr vendime me kokën e vet ashtu siç nuk mundet Uran Ismaili te vendos pa u konsultuar me Kryesinë”, ka deklaruar Musliu në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë thotë se vendimi për shkarkimin e tij në mënyrën se si është bërë ishte i padrejtë.

“Për mua ka qenë totalisht e papritshme dhe shokuese, nuk mund ta fshehë. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka qenë prej drejtorive që pasur performancën ndër më të mirat. Kemi merituar që të na ftojë në tavolinë dhe të na tregojë që së paku me performancë nuk lidhet ky vendim. Ne e kuptojmë vendimin politik. Pozicioni politikë ndryshon dhe pushteti nuk është i përjetshëm”.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës Përparim Rama të hënën ka liruar nga detyra nënkryetaren Donjeta Sahatçiu e cila ishte e propozuar nga PDK për këtë post si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Sahatçiu ishte zyrtarja e dytë e PDK-së që shkarkohet nga Rama pas Ilirik Musliut i cili ka mbajtur pozitën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?