Murati: Derisa Kurti i injoronte bisedimet me Serbinë, Kosovës iu imponua plani franko-gjerman

Kryetari Lëvizjes për Bashkim, Valo Murati, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut me Serbinë. Ai ka bërë me dije se derisa kryeministri Kurti injoronte këtë proces, Kosovës iu imponua plani franko-gjerman. Murati ka treguar se pjesë problematike e këtij plani është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. “Administrata amerikane dhe Escobari në fillim […]
Kryetari Lëvizjes për Bashkim, Valo Murati, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut me Serbinë.
Ai ka bërë me dije se derisa kryeministri Kurti injoronte këtë proces, Kosovës iu imponua plani franko-gjerman.
Murati ka treguar se pjesë problematike e këtij plani është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Administrata amerikane dhe Escobari në fillim as nuk e përmendte Asociacionin, thoshin cili është qëllimi i Qeverisë për bisedime, Kurti i injoronte bisedimet dhe erdhi puna deri te na u imponua plani franko-gjerman. Për Kosovën e Kurtin Asociacioni, zbatimi i tij, ka qenë pjesa problematike e marrëveshjes”, ka thënë Murati në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.












