Muharremi: Si kisha vepruar në vend të Kurtit me situatën e ‘dinarit’?

Opinionisti Shenoll Muharremi, thotë se në situatën në të cilën është Kosova, do të ‘duhej ta shtynte zbatimin e rregullores së BQK-së për një afat të përcaktuar, të fokusohet në një fushatë komunikimi me serbët local” dhe jep disa hapa të tjerë që do të duhej t’i bënte Qeveria e Kosovës. Ai shkruan: Si kisha […]
Ai shkruan:
Si kisha vepruar në vend të Kurtit me situatën e ‘dinarit’?
Ai dhe Kosova e kanë humbur betejën e komunikimit dhe diplimacisë rreth ‘dinarit’, edhe pse ishte i mirë dje në OKB. Të gjithë aleatët e kanë kritikuar dhe i kanë kërkuar të reflektoj. Me këto sjellje, qeveria dhe institucionet e Kosovës po i jepin përparësi Serbisë dhe po minojnë përparësitë diplomatike të krijuar nga autogoli i Serbisë me sulmin e Basnjskës. Kosova duhet me u bë më pragmatike dhe diplomatike. Me tregu pjekuri pa rrezikuar zbatimin e vendimit!
Kritika kryesore janë në modelin e vendim-marrjes dhe politik-bërjes. Me standarde perendimore të qeverisjes kur e ndëmerr një politik-bërje apo vendim-marrje publike, janë disa standarde. Njëri prej tyre i rëndësishëm në këtë cikël është me komuniku me qytatarët për të cilët po bëhet vendimi dhe me shiqu pak edhe interesin e tyre.
Në këtë situatë, institucionet e Kosovës duhet me (a) shty zbatimin me një afat të përcaktuar; (b) duhet me u fokusu gjatë kësaj periudhe për një fushatë komunikimi me serbët lokal të prekur nga vendimi; (c) me komuniku me aleatët tanë gjatë kësaj peridhe rreth fushatës; (d) me zbatu vendimin pas 2-3 muajsh apo sa ekspertët mendojnë që mjafton për me kry këtë procesurë teknike që i akomodon shqetësimet dhe krijon alternativa për serbët lokal.
Nuk ka këtu asgjë të keqe për ne nëse shtyhet për disa javë apo muaj vendimi. Kjo situatë ka qenë gati 25 vjet, disa javë e muaj nuk bajnë dallim të madh. Përkundrazi, ne do të dukemi të matur dhe pragmatik. Por edhe profesional, që i kuptojmë dhe respktojmë ciklet Europiane dhe Amerikane të politikë-bërjes dhe vendim-marrjes ku qendër është qytateri për të cilën po merren vendimet.
Nuk ka aspak nevojë këtu të paraqitemi dhe tregohemi të fortë. Kjo nuk është një politikë a vendim që duhet të jemi këmbëngulës, se ne edhe ashtu do e zbatojmë. Ne duhet të jemi pragmatik dhe të kryejmë punën dhe qëllimin tonë të ligjshëm në linjë me praktikat më të mira perendimore të vendim-marrjes. E kjo nënkupton që të zhvillohet edhe procesi i konsultimi, informimit dhe gjetjes së alternativave praktike në kuadër të legjislacionit vendor për zbatimin e vendimit.












