Muhamet Mustafa: Nuk ka asnjë arsye që çështja e dinarit të përfshihet në bisedime

Muhamet Mustafa: Nuk ka asnjë arsye që çështja e dinarit të përfshihet në bisedime

Zbatimi i rregullores së BQK-së, që në Kosovë të përdoret vetëm euro si valutë në sistemin financiar, nuk është dashur të politizohet. Kështu thotë eksperti i çështjeve ekonomike Muhamet Mustafa. Sipas tij nuk ka asnjë arsye që kjo temë të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasi ekzistojnë praktikat e shndërrimit të një valute […]

Zbatimi i rregullores së BQK-së, që në Kosovë të përdoret vetëm euro si valutë në sistemin financiar, nuk është dashur të politizohet. Kështu thotë eksperti i çështjeve ekonomike Muhamet Mustafa.

Sipas tij nuk ka asnjë arsye që kjo temë të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasi ekzistojnë praktikat e shndërrimit të një valute në valutën tjetër, dhe kjo është thjesht çështje teknike.

Rregullorja e BQK-së, që ka filluar të zbatohet gjatë kësaj jave, ka ngjallë reagime të shumta. Për profesorin e ekonomisë, Muhamet Mustafa, zgjatja e zbatimit të sistemit monetar dhe të pagesave në Kosovë, ku euro është valutë zyrtare, e ka toleruar operimin e strukturave paralele, respektivisht një sistem paralel të pagesave.

“Kërkesa për një solucion që nuk i dëmton njerëzit që marrin pagesa në dinarë nga Serbia, por që duhet të konvertohen në euro dhe të hyjnë në sistemin monetar dhe tregun e blerjes së mallrave është I nevojshëm dhe qëndrimi i BQK-së që të ketë një periudhë transicioni është me vend. Dhe nuk shoh ”, thotë Mustafa për RTK-Radio.

Sipas Mustafës, kjo çështje nuk është dashur të politizohet pasi euro është valutë e një bashkësie, ku synojnë të anëtarësohen edhe Kosova dhe Serbia. Ndërkaq, euro është valutë stabile, nga e cila do të përfitojnë edhe vetë banorët serbë.

“Pak a shumë janë të fryra edhe kërkesat që do të ketë pasoja, unë nuk di cfarë pasojash mund të ketë. Dinarët që vijnë këtu në mënyrë legale në banka, shndërrohen në euro. Duke pasur euro në vend të dinarëve, edhe popullata serbe kanë më shumë mundësi të bëjnë zgjedhje”, thotë Mustafa.

Kërkesat e Bashkësisë ndërkombëtare që kjo të bëhet çështje e dialogut, Mustafa i quan tërësisht të panevojshme, pasi janë praktikat në botë të shndërrimit të një valute në valutën tjetër.

“Jam që procesi i shndërrimit të dinarëve që vijnë nga Serbia në euro, të lehtësohet sa më shumë, të bëhet sa më miqësor, mos të kenë telashe njerëzit, qytetarët tanë të kombësisë serbe, por unë nuk shoh pse ajo duhet të politizohet kaq shumë dhe nuk shoh kurrfarë nevoje as çështjesh që do të duhej të merrnin kohën në bisedimet e Brukselit”, thekson Mustafa.

Sa i përket fillimit të pagesës së rrymës së shpenzuar nga banorët e komunitetit serb në veri, kjo është toleruar pa nevojë, pasi askund në botë nuk ka shërbime pa pagesë, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?