Ministrja Rizvanolli: Investimet në Trepçë do të jenë prioritet

Ministrja Rizvanolli: Investimet në Trepçë do të jenë prioritet

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli bashkë me zëvendësministrat Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq dhe deputeten Arjeta Fejza, kanë vizituar ndërmarrjen e Trepçës dhe minierën e Stan Tërgut. Rizvanolli në Horizontin X, thotë se ka takuar punëtorë që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara. “Ishte përjetim i veçantë të flasim […]

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli bashkë me zëvendësministrat Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq dhe deputeten Arjeta Fejza, kanë vizituar ndërmarrjen e Trepçës dhe minierën e Stan Tërgut.

Rizvanolli në Horizontin X, thotë se ka takuar punëtorë që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara.

“Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë .Së bashku me kryesuesen e bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, kryeshefin ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruam ata që në investimet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Sipas ministres, përkundër sfidave “Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni”.

“Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses”, ka shkruar tutje ajo në Facebook.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?