Ministria e Hekuran Muratit tender 9 milionë euro për vetura me qira

Agjencia Qendrore e Prokurimit që operon në kuadër të Ministrisë së Financave, ka hapur oferta për një tender mbi 9 milionë euro, për të marrë vetura me qira për Qeverinë. Është deputetja Hykmete Bajrami, ajo e cila ka publikuar dokumentin dhe sipas një kalkulimi që bën, me 9 milionë euro, Qeveria do të mund t’i […]
Agjencia Qendrore e Prokurimit që operon në kuadër të Ministrisë së Financave, ka hapur oferta për një tender mbi 9 milionë euro, për të marrë vetura me qira për Qeverinë.
Është deputetja Hykmete Bajrami, ajo e cila ka publikuar dokumentin dhe sipas një kalkulimi që bën, me 9 milionë euro, Qeveria do të mund t’i blinte rreth 400 vetura të reja, e jo t’i merrte me qira.
Ajo shkruan teksa bashkangjet edhe dokumentet:
Agjencia Qendrore e Prokurimit, AQP që operon në kuadër të Ministrisë që udhëheqë Hekuran Murati me 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, tender ky mbi 9 milionë euro.
Po pres me padurim për të parë se sa vetura do të marrë Qeveria me qira për 9 milionë euro, duke marrë parasysh se me karakteristikat që ka dhënë AQP-ja besoj se me 9 milionë euro do të mund të blente rreth 400 vetura të reja. Pra t’i blente, jo t’i merrte me qira për 60 muaj.
Sytë katër 👀












