Ministria e Bujqësisë kthen në pronësi pronën prej 4 mln euroshe, Peci thotë se më vitin 2021 i ishte dhënë një serbi

Ministria e Bujqësisë kthen në pronësi pronën prej 4 mln euroshe, Peci thotë se më vitin 2021 i ishte dhënë një serbi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar se e kanë kthyer një pronë në vlerë prej 4 milionë euro, e cila i ishte dhënë një serbi. Peci ka deklaruar se një sipërfaqe prej një hektar e 34 ari, me vlerë rreth 4 milionë euro, pronë e […]

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar se e kanë kthyer një pronë në vlerë prej 4 milionë euro, e cila i ishte dhënë një serbi.

Peci ka deklaruar se një sipërfaqe prej një hektar e 34 ari, me vlerë rreth 4 milionë euro, pronë e Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2021 i ishte bartur pronarit Jovica Deniq, dhe se tashmë kanë arritur t’ia rikthejnë Ministrisë së Bujqësisë.

Peci tha se ky rast është “një ndër rastet më bizare që ka ndodhur karshi tentimit për tjetërsimin dhe abuzimin flagrant me pronat shtetërore”.

“Mënyra e tjetërsimit të kësaj pronë, për mua si ministër por po besoj edhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që e duan këtë vend, paraqet një krim. Në dhjetor të vitit 2020 ishte obliguar drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës që të bëjë ekzekutimin e aktgjykimit të shtatorit të vitit 1996 , ku parcela në të cilën ndodhemi sot i është bartur në pronësi Jovica Deniqi”.

Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës në maj të vitit 2019 si dhe në gusht të vitit 2020kishte refuzuar fillimisht kërkesën e Jovices për shkak të konstatimit të zbrazësisë ligjore; njëftueshmërisë ligjore për ta bartur pronën në pronë të Deniçit”.

“Mirëpo në janar të vitit 2021, e njëjta drejtori nxjerr aktvendimin me të cilin është ekzekutuar në regjistrat kadastral aktvendimi i datës 11.12.2021. Kurse më 21.06.2021 Drejtoria e Kadastrit të komunës së Prishtinës, bazuar në shkresën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, të datës 17.05.2021 ka nxjerrë aktvendimin me të cilin është plotësuar aktvendimi i nxjerrë nga Drejtoria e KATAS-it me datë 19.01.2021 me të cilën Jovica Deniq është bërë pronar i kësaj ngastre kadastrale në të cilën ndodhte”, thotë ai.

Ministri tha se është dashur shumë angazhim që prona e cila i ishe bartur Jovica Deniq t’i kthehet Ministrisë së Bujqësisë.

“Na është dashur shumë angazhim dhe sensibilizim publik, kërkesa ndaj institucioneve të rendit drejtësisë dhe institucioneve të lartcekura, sikurse është Agjencia Kadastro Kadastrale e Kosovës dhe Drejtorisë përkatësisht Komunës së Prishtinës e cila ka refuzuar në vazhdimësi dhënien e historiatit të për mënyrën e bartjes së pronës nga prona e Ministrisë së Bujqësisë, tek Jovica. Si rezultat i këmbngulësisë sonë, akterët e lartëcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në përvetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth katër milionë euro prona përfundimisht është kthyer titullarit Ministrisë së Bujqësisë para gjashtë ditësh”, tha ai.

Peci ftoi Prokurorinë e Shtetit që të angazhohet që të hetojë të gjitha mënyrat dhe procedurat e bartjes së pronës nga Ministria e Bujqësisë, te grupe apo individë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?