Miftaraj: Ambasadori amerikan tha shkurt e shqip që Qeveria po rren

Partnertieti jonë tashmë është vënë në pikpyetje. Kështu deklaroi ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, si kundër-përgjigje ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij Besnik Bislimi, të cilët kanë mohuar ‘ndikimin në partneritetin’ mes ShBA-së dhe Kosovës. Lidhur me këtë, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj shkruan: Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey […]
Lidhur me këtë, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj shkruan:
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka bërë të qartë se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën, duke demantuar eksponentë të Qeverisë të cilët e kanë thënë të kundërtën.
Me perkthy shkurt e shqip, Ambasadori Amerikan po thote se qeveria e Kosoves po rren, Besnik Bislimi po mashtron, e shume eksponente te kesaj qeverie klienteliste, qe per interesa te ngushta partiake e rrezikon edhe raportin me shtetin qe eshte sinonim i lirise dhe shtetit te Kosoves.
Nese Albin Kurti dhe kjo qeveri nuk reflekton dhe i rrezikon raportet Kosove-Amerike deri ne kete nivel, protestat dhe ngritja e zerit te qytetareve duhet te jete opsioni kryesor.












