Mediat serbe censuruan fjalimin e Kurtit në OKB, Kamberi: RTK e transmetoi fjalimin e Vuçiqit, cili vend ka më shumë tolerancë

Disa media në Serbi kanë ndërprerë transmetimin e seancë së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, momentin që ka nisur fjalimin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Lidhur me këtë veprim të mediave serbe ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai në një reagim në platformën “X”, shkruan se janë katër media […]
Lidhur me këtë veprim të mediave serbe ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai në një reagim në platformën “X”, shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa mediat në Kosovë kanë transmetuar gjithë fjalimin e presidentit serb.
“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit.Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, thotë Kamberi.












